Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Klotida Bushka ka kundërshtuar kërkesën e Gazment Bardhit për një seancë plenare ku Kryeministri i vendit sipas tij të japë llogari për rastin e Ahmetajt dhe dorëheqjen e Rrahman Rrajës.
Sipas Bushkës, çështja e Ahmetajt i takon drejtësisë dhe Kuvendi duhet të respektojë ligjin duke zbatuar afatet e procesit i cili sipas saj kalon në disa faza.
“Bërtisni se e keni zakon, punë e madhe fort! Ju dëgjoni, kijeni mendjen se e shpjegoi kryetarja e Kuvendit. Ju s’dëgjoni as njëri-tjetrin! Procesi nuk është politik, është procedurial dhe duhet të mbizotërojë interesi i drejtësisë, jo interesi politik i ditës. Ne kemi bërë një proces në Këshillin e Mandateve, kemi një opinion, do duhet të bëhet një raport dhe neni e normon qartë këtë proces, brenda dy javëve hartohet një raport për seancë plenare. Të hënën është seanca dhe ka një llogjikë pse, procedura nënkupton që ka një garanci proceduriale të njohur, e drejta për t’u dëgjuar e deputetit, kështu respektohet shteti i së drejtës. Përndryshe ne shkojmë ndesh me interesat e drejtësisë, a kemi thënë të ndihmojmë drejtësinë? Nuk e tregoni zonja Tabaku sepse dje kolegët tuaj ishin gati pa dëgjuar palët dhe kjo e cenon drejtësinë. Do duhet të zbatojmë procedurën, të veprojmë me shpejtësi duke respektuar të drejtat kushtetuese, prandaj kjo është një kërkesë me sfond politik. Ne një opinion kemi dhënë, s’kemi kundërshtim. Por ka disa garanci kushtetuese që Kuvendi duhet t’i zbatojë, ne s’jemi Gjykata e as Prokuroria”, tha Bushka.
/a.r