• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati vizitë në Estoni, merr mbështetje për hapjen e negociatave

by Java News
07/02/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë pune në Estoni, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Sven Mikser. Ministrat diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian të vendit dhe bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë.

Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Mikser duke vlerësuar progresin e bërë në vend, rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian. Ministri Mikser ofroi gadishmërinë e Estonisë për të ofruar ekspertizën e saj konkrete në procesin e negociatave.

Ministrat Bushati dhe Mikser ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok, veçanërisht në drejtim të teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative, turizëm, transport, industri farmaceutike, etj.

Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Mikser vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë shprehu vlerësimin e vendit të tij për kontributin e Shqipërisë fushën e sigurisë në kuadër të BE dhe NATO, duke ju referuar bashkimit të vendit me pozicionet e përbashkëta të BE në fushën e politikës së Jashtme dhe të sigurisë dhe kontributin e Shqipërisë me trupa në Letoni në kuadër të NATO.

Gjatë vizitës në Estoni, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Shkollës Estoneze të Diplomacisë.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me anëtarë të Komitetit për Punët e Jashtme dhe Komitetit për Çështjet Evropiane, gjatë të cilit i njohu deputetët estonezë me progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe pritshmëritë në këtë kontekst. Deputetët estonezë vlerësuan progresin në adresimin e priorieteteve kyce, dhe ndanë mendimin për rëndësinë që ka Zgjerimi jo vetëm për zhvillimin e vendeve aspirante, por dhe për forcimin e sigurisë evropiane në përgjithësi.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Vellot transparente, trendi më i ri i dasmave

FOTOT/ Vellot transparente, trendi më i ri i dasmave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In