• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati takime të veçanta me Sekretarin e OSBE dhe homologun tunizian, ja marrëveshja me këtë të fundit

by A R
20/09/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në New York në punimet e sesionit të 72-te të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së.

Gjatë vizitës së tij, Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshme të OSBE, Thomas Greminger. Bushati e uroi Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OSBE për detyrën dhe i ofroi gatishmërinë e Shqipërisë për ndihmë dhe bashkëpunim në arritjen e objektivave të organizatës.

Në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë dhe çështje të tjera që preokupojnë hapësirën e OSBE-së dhe u pajtuan në nevojën e angazhimit edhe më të madh të Organizatës për adresimin e krizave, me synim shfrytëzimin e plotë të potencialit të saj për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin mes vendeve anëtare. Ministri Bushati nënvizoi ecurinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe OSBE në mbështetje të reformave madhore në vend.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe vlerësuan rolin dhe kontributin e Shqipërisë në forcimin e paqes, sigurisë dhe ndërlidhjes në rajon.

Ministri Bushati theksoi nevojën e përfshirjes së plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrjedhat dhe zhvillimet mbarëevropiane. OBSE-ja, theksoi Bushati, duhet të jetë në gjendje të mundësojë që Kosova të bëhet gradualisht pjesë e forumeve të OSBE, duke filluar nga ato që trajtojnë zhvillimet në Kosovë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati pati gjithashtu një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.

Ministri Bushati e përgëzoi homologun e tij për zhvillimet në Tunizi në rrugën e ndërtimit të demokracisë të një shoqërie të hapur. Tunizia, theksoi Bushati, është shembulli i suksesit të të ashtuquajturës Pranvera Arabe.

Ministrat ranë dakord për të shtuar kontaktet e shfrytëzuar më shumë mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Për këtë, Ministri Bushati e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri. Në përfundim të takimit, Ministrat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat Diplomatike.

Next Post
Presidenti i Venezuelës e cilëson Trumpin ‘Hitleri i ri’

Presidenti i Venezuelës e cilëson Trumpin ‘Hitleri i ri’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In