• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Bushati takime në Bruksel: Jemi të vendosur për Reformën në Drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë dyditore në Bruksel. Në ditën e parë të vizitës, Ministri Bushati zhvilloi takime me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.

Gjatë takimit u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Dëshmi e këtij bashkëpunimi është edhe fillimi i zbatimit reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s. Në këtë kuadër, Ministri Bushati falënderoi homologun Reynders për realizmin e këtij angazhimi të ndërmarrë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Të dy Ministrat diskutuan rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim. Ministri Bushati e njohu Ministrin Reynders me progresin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi, si një hap thelbësor për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend. Ai vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Mbretërisë së Belgjikës në proceset integruese Euroatlantike, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim.

Në takim u diskutua mbi përballjen me krizën e refugjatëve, si dhe mbi efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Te dy Ministrat u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë dhe nevojën për një adresim kolektiv në përballimin e tyre. Gjatë takimit u evidentua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Next Post

Plas gallata në Facebook / Ja biseda e fshehtë Rama-Kerry

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In