Në prag të nisjes së viti të ri shkollor, ministrat e kabinetit Rama janë angazhuar për të ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve falas për ciklin fillor dhe për të garantuar familjet në nevojë për mbështetje.
Ministri Bushai që është drejtuesi politik i zonës së Malësisë së Madhe në qarkun Shkodër ka shpërndarë librat falas për pesë fëmijë të dy familjet në nevojë në këtë zonë.
Bushati: Familjet me mungesë të ardhurash me e rimbursu këtë punë. Vitin tjetër dona me e zgjeru sa më shumë aq sa kena mundësi me bo se edukimi është shumë i rëndësishëm.
Ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në një familje që përfiton ndihmë ekonomike në Vlorë tha se do të ketë iniciativa inkurajuese që nxënësit të mos braktisin mësimin.
a.c