• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Reforma në Drejtësi çështje e sigurisë kombëtare, mosmiratimi sjell destabilitet

by A R
18/07/2016 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri i Punëve të jashtme ka folur për interesin e reformës në drejtësi që pritet të shkojë në Kuvend në datën 21 korrk. Ai ka thënë se mungesa e kësaj reforme do të sjellë destabilizim të vendit.

Unë nuk mendoj që vendin e destabilizon reforma në drejtësi dhe mendoj që është e gabuar që të flasim për një Maqedonizim të Shqipërisë sepse SHqipëria nuk ka as kompozimin etnik, as historinë e ndërtimit shtet siç e ka Maqedonia. Destabilizim i vendit vjen nga mungesa e reformës në drejtësi. Kam patur një diskutim shumë të gjatë, jo vetëm me zonjën Nuland por me të gjithë interlokutorët, edhe europianë për këto çështje. Jetojmë në një periudhë të ekstremizmit të dhunshëm, të terrorizmit, të valëve migratore. Shqipëria do të jetë vendi ku NATO do të ngrejë qendrën e ekselencës për ekstremizmin e dhunshëm dhe këto janë të gjitha çështje ku SHqipëria ka qenë në front të parë, jo thjeshtë falë vullnetit të SHqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, por edhe falë besimit që kanë investuar SHBA, që do të thotë se reforma në drejtësi është një çështje e sigurisë kombëtare. Prandaj po ju them, mungesa e reformës në drejtësi, mund ta kthejë Shqipërinë me problem në fushën e sigurisë. Ju mendoni që SHBA po na japin një recetë për destabilitet? Janë të interesuar për destabilitetin e Shqipërisë duke njohur rolin kyç që ka Shqipëria në rajon? Duke ditur sidomos se çfarë ka bërë Shqipëria falë këtyre viteve kur rajoni ka turbulenca?

Ministri Bushati ka dhënë mendimin e tij edhe për konferencën për shtyp në të cilën Kryetari i Kuvendit, paralajmëroi qeverinë teknike pas votimit të reformës. Ai ka thënë se zoti Meta vetëm sa është përpjekur të afrojë qëndrimet e palëve dhe se nëpër konferenca shtypi, mund të thuhet edhe diçka më shumë se ç’duhet.

Reforma në drejtësi do të prodhonte lëkundje në sistem por pasojë e këtyre lëvizjeve sizmike që po ndodhin, është edhe shembja e maxhorancës. Praktikisht, deklarata e djeshme e Kryetarit të LSI dhe të Parlamentit, zotit Meta i dha fund bashkëpunimit apo shprehu hapur mosbesimin që ka ndaj partnerit në qeveri…

Unë s’e kam lexuar kështu për hir të së vërtetës. Në konferencën e shtypit të Kryetarit të Kuvendit, u thanë dhe u prekën shumë tema dhe shumë çështje, jo vetëm kjo si çështje. Besoj se Kryetari i Kuvendit është në pozicionin e tij për të afruar sa më shumë të jetë e mundur palët.

Besoj se e dëgjuat që foli për qeveri teknike, për qeveri ekspertësh pas miratimit të reformës?

Po tani një konferencë shtypi mund të ketë elemente nga më të ndryshmet por Kryetari i Kuvendit tha edhe që s’jemi republikë ekspertësh po më pas tha, mund të kemi edhe qeveri ekspertësh, prandaj mund të them që secili prej nesh në një konferencë shtypi, qoftë edhe në këtë komunikim bashkë këtu, mund të thotë diçka më shumë diçka më pak, por mendoj që kryesisht interesi i Kryetarit të Kuvendit ishte tek krijimi i një klime më bashëkpunuese për të kaluar reformën në drejtësi.

Në 22 Korrik si e imagjinoni? Çfarë dite do jetë, çfarë e premte?

Shpresoj që më datën 21 korrik ne do të kemi votuar në parlament reformën në drejtësi. Këtu nganjëherë më duhet t’i referohem edhe për mirë opzitës sepse ndoshta edhe unë si zonja Bregu që e deklaroi në konferencën e ambasadorëve, nuk e imagjinoj dot ndryshe Shqipërinë e 22 korrikut./a.m.

Next Post

Grushti i shtetit/ Erdogan biseda telefonike me Merkel dhe Stoltenberg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In