• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati optimist: Shfuqizimi i ligjit të luftës me Greqinë efekte edhe për pronat

by A R
20/12/2017 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është optimist për avancimin pozitiv të marrëdhënieve Shqiptaro-Greke që nga takimi i Kretës. Bushati vlerëson si zgjidhje të pritshme efektive abrogimin e ligjit të luftës me një akt ekuivalent si dekreti mbretëror me të cilin ky ligj u vendos.

“Është e rëndësishme që ligji i luftës të shfuqizohet me një akt ekuivalent nga pikëpamja e të drejtës për të prodhuar të gjitha ato efekte pozitive të pritshme në praktikë”, tha Bushati.

Për shefin e diplomacisë shqiptare është e rëndësishme që dy vendet të zgjidhin një herë e mirë kapitullin me çështje nga lufta e dytë botërore.
Por ç’vend zë çështja çame në këtë dosje dhe sa lidhet zgjidhja e saj me abrogimin e ligjit të luftës.

“Jam partizan i politikës së hapave të vegjël por të njëpasnjëshëm. Besoj fuqimisht që shfuqizimi i ligjit të luftës do të ofrojë efekte të mira jo vetëm politike e psikologjike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë por dhe pasoja ligjore në gëzimin e të drejtave pronësore. Çështjet më pas praktike se si do të gëzohen këto prona ne do të jemi këtu për t’i analizuar dhe diskutuar”, tha ai.

Të mërkurën qeveria shqiptare mori vendimin e dytë sa i përket çështjes së varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Pas protokollit që do zbatohet, varreza e Bularatit do të ketë dhe status nderi.
“Sot për sot ne jemi në procesin e zbatimit të kujdesshëm të gjithë këtij procesi dhe jemi duke ezauruar fazën e luftës, apo çështjeve që burojnë nga lufta e dytë botërore”, vijon më tej ministri.

Bushati pohon klimë mirëbesimi për një çështje tjetër thelbësore ajo e kufirit detar me Greqinë. I pyetur se sa i sigurt është që një marrëveshje e re detare nuk do të ketë sërish fat rrëzimin, Bushati thekson se po punohet për një marrëveshje të drejtë mes dy palëve, dhe deri në ngritjen e grupeve të punës po diskutohen gjithë opsionet.

“Jemi të vendosur për të analizuar të gjitha mundësitë dhe për të shkuar më pas drejt një zgjidhje që do t’i interesojë të dyja palëve”, tha më tej.

Pala greke dhe ajo shqiptare mbajnë në fund të janarit takimin e dytë në Korçë./TCH/a.m.

Next Post
Fuqizimi i rolit të gruas, Mesi: Promovimi i barazisë gjinore, prioritet i qeverisë

Fuqizimi i rolit të gruas, Mesi: Promovimi i barazisë gjinore, prioritet i qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës

January 16, 2026
Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In