• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati në Portugali: Reformat garantojnë mjedis për investimet

by A R
10/05/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Portugali ku pati bisedime me ministrin portugez të Punëve të Jashtme, Augusto Santos Silva.

jatë takimit, dy ministrat konfirmuan vullnetin për të thelluar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe për të dakordësuar një sërë marrëveshjesh që do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bashkëpunimin ekonomik dhe do të dinamizojnë ndërveprimin në fusha si turizmi dhe trajnimi profesional.

“Reformat tona shtet-konsoliduese kanë si fokus kryesor përforcimin e sundimit të ligjit në ekonomi. Ky është gur-themeli i programit tonë për më shumë zhvillim ekonomik, një klimë të përmirësuar për bizneset dhe një mjedis më të sigurt për investimet evropiane, përfshirë ato portugeze, në Shqipëri”, u shpreh Ministri Bushati.

Bisedimet dypalëshe u ndalën edhe mbi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri dhe në rajon. Ministri Bushati e njohu homologun portugez mbi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, ku finalizimi i reformës në drejtësi mbetet e një rëndësie parësore në funksion të hapit të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Dëshiroj të falënderoj qeverinë e Portugalisë për mbështetjen e pandryshuar në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë “, tha Ministri Bushati.

Ministri Bushati zhvillon vizitë zyrtare në Portugali (1)Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën në rajon, krizën e refugjatëve, efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e sigurisë, duke ndarë mendimin mbi nevojën për një koordinim edhe më të ngushtë në përballimin e tyre. Në këtë kontekst, Ministri Santos Silva u shpreh se “Shqipëria luan një rol kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Sousa Pinto ku pala portugeze u njoh me zhvillimet në vendin tonë, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit evropian dhe kontributin e Shqipërisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Një tjetër element i rëndësishëm i vizitës së Ministrit Bushati në Portugali ishte dhe ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Rajonin e Lisbonës, e cila vjen të përforcojë rrjetin ekzistues të konsullatave të nderit në Porto dhe Madeira. (atsh / a.r)

Next Post

Gjimnazistet e Beratit rrihen për një... djalë! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In