• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati në Japoni për thellimin e marrëdhënieve ekonomike

by Java News
04/06/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur sot një vizitë në Japoni, gjatë së cilës, do të takohet me homologun e tij, Ministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Taro Kono.

Në fokus të kësaj vizite është bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në këtë optikë, gjatë ditës së sotme, Ministrit Bushati zhvilloi takime me Ministrin japonez të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, Presidentin e Federatës Japoneze të Biznesit, Yoshio Sato, si edhe mori pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast nga Ambasada e Shqipërisë në Tokio “Një ditë shqiptare në Tokio”, për promovimin e fushave dhe veprimtarisë së biznesit shqiptar në tregun japonez dhe të Shqipërisë si një destinacion potencial për investitorë japonezë.

Në takimin me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko u diskutua në lidhje me stadin aktual të marrëdhënieve ekonomike, intensifikimin e mëtejshëm të tyre dhe përqendrimin në fusha specifike si infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.

Ministri Bushati falënderoi për ndihmën e deritanishme japoneze me projekte për zhvillim, duke theksuar se ka ardhur momenti që marrëdhëniet ekonomike të marrin një hov të ri edhe në kontekstin e Nismës Japoneze të Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.

Ai e njohu Ministrin Seko me progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe ftoi përmes tij, qeverinë dhe sipërmarrjet japoneze të mbështesin projektet e iniciuara përmes nismave të tjera në rajon, në kuadër edhe të Procesit të Berlinit dhe të partneritetit strategjik që Japonia ka me BE.

Ministri Seko ftoi sipermarrjet shqiptare që të marrin pjesë në panairin Expo Osaka 2025 si një mundësi e mirë e prezantimit të produkteve shqiptare në tregun japonez.

Në fjalën e tij në aktivitetin “Një ditë shqiptare në Tokio”, Ministri Bushati nënvizoi se “Shqipëria është një vend me potencial të lartë për të investuar dhe një platforme solide për zgjerimin e investimeve japoneze në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati shoqërohet nga një delegacion parlamentar dhe nga komuniteti i biznesit në Shqipëri.

Në përfundim të ditës së parë të vizitës, Ministri Bushati dhe përfaqësuesit e biznesit shqiptar zhvilluan një takim të frutshëm me Federaten Japoneze të Biznesit, ku u diskutua mbi mundësitë dhe fushat kokrete për të investuar në Shqipëri si energji, turizëm dhe infrastrukturë, dhe mënyrat për të rritur shkëmbimet tregtare me Japoninë.

“Ne vleresojmë vemëndjen e shtuar të Japonisë ndaj rajonit tonë dhe Iniciativa e Ballkanit Perëndimor përbën një instrument të rëndësishëm për promovimin e marrëdhenieve më të ngushta midis vendeve tona”, u shpreh ai.

Ministri Bushati siguroi interlokutorët japonezë që Shqipëria, falë pozicionit të saj gjeografik dhe reformave të ndërmarra për zhvillim dhe në përafrimin e saj me BE-në, aktualisht përbën një portë hyrëse shumë të favorshme për investime të huaja për një treg edhe më të madh përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit.

Vizita e Ministrit Bushati në Japoni do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme me takimin me homologun Komo, në parlamentin japonez, JICA dhe JETRO.

a.ç

Next Post
Historia e rrallë, si vranë veten 2 shoqet e ngushta shqiptare në moshë të mitur

Historia e rrallë, si vranë veten 2 shoqet e ngushta shqiptare në moshë të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In