• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Meta nuk i beson bashkëshortes, kërkon të nxjerrë qerren e tij nga balta

by A R
02/09/2019 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është seanca e parë plenare e sesionit të ri Parlamentar.

Por a do të vijojë Kuvendi me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, siç maxhornaca planifikoi kur edhe mbylli punimet sesioni i fundit parlamentar?

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pavarësisht daljes së opozitës nga Kuvendi, tha se Partia Socialiste është një makineri elektorale që po modernizohet gjithnjë e më shumë.

“Unë kam qenë një nga deputetët që kam firmosur dhe votuar për Metën si president. Isha i bindur se do të ishte mbi palët dhe do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej në BE. Natyra politike nuk e lejoj të dilte mbi palët. Ai pa familjen e tij politike, që e ka dhe si pronë private në hall dhe pasi nuk i beson bashkëshortes, kërkon të nxjerr qerren e tij nga balta”, tha Bushati i ftuar në Tv Report.

“Kjo bëri që të kishte një përplasje të madhe sociale, duke mos njohur zgjedhjet që s’janë për politikanët, por janë për qytetarët. Nëse Meta do merrej vesh me Ramën, Bashën apo Berishën se  di kush komandon në PD, atëherë i anulon fare zgjedhjet. Nuk veprohet kështu, dil në opozitë dhe vijo opozitën. Presidenca kërkon njeri mbi palët, jo dikë që ka ambicie personale”, theksoi Bushati

Sipas tij, Partia Socialiste është një forcë njerëzore me vullnet hyjnor për të çuar përpara zbatimin e ligjit

Për zgjedhjet e 30 qershorit, Bushati tha se PS ka marrë votat tradicionale të saj, madje dhe sipas një orari të paracaktuar.

“Si mazhorancë ne kemi një përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve shqiptarë, si në qeverisje qendrore ashtu dhe në qeverisjen lokale, ku japim vizionin dhe punën tonë për të rilindur çdo qytet dhe për të përmirësuar jetën e shqiptarëve”, tha ai.

Po a mund të konsiderohet fitore në demokraci, kur nuk ke kundërshtarë përballë?

Sipas tij, “ne si Parti Socialiste e provuam dhe më datë 30 qershor se kemi votat tona tradicionale dhe sot po të ketë zgjedhje do fitonim bindshëm”, tha Bushati.

“Ne duam të ndërtojmë një makineri edhe më të mirë. Duam që pavarësisht se si të jetë koha, apo rruga, ai që është në krye të fitoj garën. Ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm të futemi në zgjedhje sipas frymës së ligjit dhe kushtetutës. Edhe me opozitën tradicionale po të futenim në garë ne do fitonim sërish. Puna jonë elektorale është e përditshme, jo vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve. Forca e një strukture elektorale është të mos ndikohet nga ato që ndodhin”, tha Bushati

Sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit në Shkodër, Bushati tha se Partia Socialiste ka mbi 1000 persona të angazhuar në politik në të gjithë vendin dhe mund të ndodh që njëri të ketë bërë ndonjë mëkat në moshën 19 vjeçare. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka mekanizma për ta kontrolluar këtë. “PS sot ka 80 deputet, ka këshilltarë bashkiak, ka mbi 1000 vetë të angazhuar dhe sikush mund të ketë bërë ndonjë mëkat në rininë e tij, ne s’jemi perfekt e të pagabueshëm. Jemi forcë njerëzore, por vullnetin e kemi hyjnorë për të çuar përpara zbatimin e ligjit”, shtoi deputeti socialist.

“Kemi pasur raste kur forca të tjera politike i kanë mbajtur në punë shkelësit e ligjit, kur kanë qenë me arrest shtëpie. Shkodra është gur themeli i vendit tonë. Është një nga qytetet me të vjetra të qytetarisë shqiptare. Është për tu respektuar si shoqëri. Patjetër që meriton më të mirën, ne jemi përpjekur që edhe me këshillin bashkiak ti japim më të mirën”, nënvizoi tha Bushati.

/a.r

Next Post
“Misioni im ka mbaruar”, kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen

"Misioni im ka mbaruar", kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In