• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Meta, dy herë në konflikt interesi me Gjykatën Kushtetuese

by A R
21/11/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Presidenti Meta është në konflikt interesi dy herë me Gjykatën Kushtetuese”, tha sot deputeti i PS-së, Ervin Bushati.

I ftuar në një studio televizive, Bushati vuri në dukje se presidenti Meta ka dy konflikte interesi me Gjykatën Kushtetuese apo me sistemin e drejtësisë. “Në radhë të parë, në qoftë se shkarkohet nga komisioni hetimor, do të kalojë nga Gjykata Kushtetuese dhe ky është konflikti i parë dhe i dyti, Presidenti Meta është themeluesi i një partie që është në opozitë, pra një parti me aksione familjare. Bashkëshortja e Presidentit është kryetarja e një partie opozitare”, – theksoi ai.

Bushati tha se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë, pasi ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Përsa i përket zgjidhjes së ngërçit të Gjykatës Kushtetuese, Bushati tha se “duhet zgjidhur në mënyrë institucionale. Reforma në Drejtësi do të vazhdojë, është vullneti i qytetarëve shqiptarë. Ka patur një dakordësi në masë absolute, janë votuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese nga të gjithë deputetët e Kuvendit. Ka mbështetjen e partnerëve tanë  strategjikë, SHBA, BE dhe të të gjitha vendeve europiane dhe patjetër që i duhet Shqipërisë. Ne do ta vazhdojmë atë pavarësisht kostos”, – tha ai.

“Të gjithë e dinim se do kishte kosto. Se deri ku do të arrinte reagimi apo çfarë formati do merrte këto janë ato çfarë po shohim këto ditë. Pra, metastazat e sëmundjes kanë qenë të mëdha, nuk kanë qenë vetëm në sistemin gjyqësor apo në sistemin e Drejtësisë ku 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve po dalin që nuk kalojnë Vetingun, pra janë nxjerrë jashtë nëpërmjet KPK dhe patjetër do kishim zgjatje, do kishim gjymtyrë edhe në sistemin politik dhe kjo tregon se ka reagime edhe në sistemin politik”, – tha ai.

Bushati tha se nuk ka marrëveshje politike që e ndalon Reformën në Drejtësi, edhe pse këtë po përpiqet një pjesë e vjetër e politikës në konflikt interesi me drejtësinë.

Ndërsa për sa i përket kërkesës së Presidentit për referendum për Gjykatën Kushtetuese, Bushati tha se ka të njëjtën përgjigje si më 13 tetor për zgjedhjet lokale. “Kjo nuk mund të merret seriozisht”, – tha ai.

/a.r

Next Post
Qeveria hap “dritën jeshile”, lejet për ndotjen akustike do jepen nga bashkitë

Qeveria hap "dritën jeshile", lejet për ndotjen akustike do jepen nga bashkitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In