• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati merr pjesë në ministerialet rajonale të Ballkanit Perëndimor

by
01/10/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Ministerialeve rajonale të Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, SEECP-së dhe të Kartës Adriatike (A-5) në Nju Jork.

Në punimet e Ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë  Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johannes Hahn dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC).

Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë, në vazhdën e Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Bushati, gjatë fjalës së tij, u ndal në krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor si një nga aksionet më të rëndësishme politike dhe diplomatike dhe në krijimin e Zyrës për Bashkëpunimin Rinor, si një shenjë e plotë e vullnetit politik dhe vizionit të ri, për një rajon në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë, për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin, për të luftuar distancimin e të rinjve nga praktikat dhe fenomenet e racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.

IMG_7858

Ministri Bushati mori pjesë në takimin e  Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Pas përfundimit të Presidencës shqiptare, takimi i Nju Jorkut përben një moment të veçantë, pasi shënon fillimin e kryesimit bullgar të SEECP-së, forumit më të lartë të bashkëpunimit për vendet e Evropës Juglindore, i cili gjatë kësaj presidence shënon edhe 20-vjetorin e këtij procesi.

Në takim u shpallën prioritetet e Kryesisë bullgare 2015 – 2016 dhe u miratua kalendari i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë Kryesisë së saj.

Ministri Bushati, në cilësinë e tij si anëtar i Trojkës së SEECP-së, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e SEECP-së si një platformë solide në drejtim të integrimit evropian. Ministri gjithashtu vlerësoi sinergjinë e krijuar nga prioritetet e kryesisë bullgare të SEECP-së me procesin e Berlinit. Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit me të cilët përballet siguria e rajonit dhe më gjerë, ai u shpreh se nevojitet një sinkronizim më i mirë i përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Më tej,  Ministri u ndal në zhvillimet më të fundit në rajon, krizën e valëve të emigrantëve me të cilat përballet ai dhe nevojën  për një koordinim më të mirë, solidaritet dhe përgjigje kolektive.

Ministri Bushati mori pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës Adriatike (A-5).

Në këtë takim të zhvilluar në suazën e kryesisë së Kartës së Adriatikut për këtë vit nga ana e Bosnjë-Hercegovinës, ishin në fokus sfidat e sigurisë.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati u ndal në sfidat aktuale me te cilat përballet siguria euroatlantike si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre. Ministri gjithashtu nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të tyre të plotë Euro-Atlantik.

Ai përsëriti qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të aspiratave për anëtarësim në NATO të vendeve të rajonit dhe rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut. Ministri Bushati theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në nismat rajonale, pasi sfidat e sotme të sigurisë nuk janë të kufizuara në vende të caktuara por me to përballemi të gjithë. Sipas tij,  gjithnjë e më shumë është e nevojshme të bashkëpunojmë dhe të përfitojmë nga përvoja e partnerëve tanë, sikurse janë vendet Baltike dhe Karta e Baltikut (B-3).

IMG_7887

Next Post

Aeroplani fluturon ulët dhe për pak përplaset me avionët reaktivë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In