• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati me homologun Dimitrov: Zbatim ligjit të gjuhëve në Maqedoni

by A R
13/09/2018 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Maqedoni, ku u takua me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov.

Ministri Bushati u ndal tek mbështetja që Shqipëria i jep Maqedonisë në projektin e saj euroatlantik, si dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe mbështetës të flaktë të proceseve euroatlantike të Maqedonisë.

Në këtë kontekst, ministri Bushati u bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë pro referendumit më 30 shtator si një marrëveshje me “rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Kreu i diplomacisë nënvizoi se Shqipëria pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni, i cili është një hap vendimtar për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike. Të dy qeveritë po punojmë për agjendën e ardhshme të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe për një sinkronizim akoma më të mirë te ndërveprimit me Komisionin Europian në kuadër të procesit “screening”.

Dy homologët diskutuan dhe për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Më herët, ministri Bushati u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe zv. kryeministrin Bujar Osmani.

Në takimin me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë Talet Xhaferri, ministri vlerësoi rolin e Parlamentit dhe faktorit politik shqiptar në mbajtjen e ritmit dhe dinamikës së reformave gjatë vitit të fundit.

Ministri Bushati dhe zv. kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani diskutuan dhe për mundësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit operacional në procesin “screening”, në kushtet kur ka një kalendar dhe një horizont të qartë për dy vendet tona në vitin 2019.  Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe mbi mundësinë e zhvillimit të rajoneve dhe komuniteteve ndërkufitare duke e maksimizuar dhe asistencën financiare të BE-së.

/b.d

Next Post
Mashtrimi i “Gulf”/ Fillojnë hetimet për shpërdorimin 1.5 mln euro me tollona

Skema e mashtrimit, arrestoht pas 5 muajsh administratori i "Gulf", gjykata e liron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In