Deputeti i Partisë Socialiste nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Opozita ndodhet sot në rrugë dhe ka zëvendësuar sallën e parlamentit me kapsolla dhe përplasja me policinë.
Sipas ish ministrit Bushati, Opozita duke dal nga parlamenti ka treguar një lloj frike dhe kapitullimi.
“Duke dalë nga parlamenti, jam i bindur se opozita ka dëshmuar një lloj frike të një lloj kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogant. Kjo nuk mund të na bëjë që të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestën e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse ne jemi Partia Socialite e Shqipërisë, ne jemi socialist demokratë progresistë. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri me të drejtë për fëmijët tanë por dhe për fëmijët e opozitës që mungon në sallë”, tha ai.
Më tej, Bushati theksoi se mbështes propozimin e Gjiknurit për bashkëpunim me opozitën për reformën zgjedhore.
“Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për t’ju ofruar një hapësirë më të madhe gjithë aktorëve politike sepse demokracinë nuk e konceptoj si procedura të thjeshtë, demokracia procedurë është zëvendësimi formal i listës të PD-së dhe LSI, por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijimi mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës qoftë me opozitë parlamentare por mbi të gjitha me opozitë politike, besoj se është shprehja me e lartë e ndërgjegjësimit që ka PS për fatet e demokracisë dhe Shqipërisë”, tha Bushati.
g.kosovari