• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati me Çavuşoğlu: Që në ADN e shtetit shqiptar, parimi bazë ka qenë laiciteti

by Java News
19/10/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë konferences per shtyp me homologun Ditmir Bushati tha se FETO ka depërtuar në sistemin shtetëror në Shqipëri. Turqia pret që Shqipëria të largojë nga vendi të gjithë gylenistët e FETO, që shteti turk e konsideron organizatë terroriste.

“Organizata FETO bëri grusht shteti në Turqi. Ata hapen zjarr kundër popullit, përdoren tanket kundër popullit, bombarduan parlamentin, por ne i mposhtëm. Shqipëria pas atij grushti shteti tregoi shembull solidariteti. Ka një të vërtetë, ka një strukture të FETO teper serioze në çdo fushë në Shqipëri. Kanë përdorur sistemin arsimor dhe kanë deportuar në sistemin shtetëror. Kjo organizatë është kërcënim për Turqinë, nuk janë vetëm. Këtu ka elementë të FETO-s, presim dicka nga Shqipëria mike. Presim mbylljen e këtyre institucioneve nga Shqipëria.”, tha ministri turk

Ministri i jashtëm turk deklaroi se Turqia i ka bërë kërkesë zyrtare Shqipërisë për ekstradimin e këtyre elementëve. Çavuşoğlu tha se Tirana është njohur zyrtarisht me emrat.

“I kemi dhënë emrat e personave të cilëve duam të ekstradohen, e kemi bërë kërkesën edhe zyrtarisht. Kjo është me rëndësi për ne dhe Shqipërinë mike“, tha ministri turk

Ministri Bushati deklaroi se lidhur me ekstradimet ndiqen rrugë diplomatike, pasi jemi vend i NATO-s dhe kandidatë për në BE.

Nga ana tjetër kryediplomati shqiptar theksoi se ‘Që në ADN e shtetit, që prej kohës së rilindësve dhe etërve themelues, parimi bazë i Shqipërisë ka qenë laiciteti’.

Gjate konferences per shtyp, ministri turk iu pergjigj mes të tjerave, edhe pyetjes nese ne kembim te ndertimit te xhamise se Namazgjasë, Turqia kishte kerkuar largimin e kreut te Komunitetit Musliman shqiptar, Skënder Bruçaj.

Xhamia, qe pritet te jete me e madhja ne rajonin e Ballkanit, financohet nga qeveria turke dhe do te kete kapacitet per 5 mije persona.

Ministri i Jashtem turk u kujdes te jepte nje pergjigje diplomatike, kur tha se ishin ne dijeni te vijimit te punimeve te xhamise, se kishin mbetur edhe disa detaje, por Turqia nuk kishte synime te tjera.

Edhe ministri Bushati e kishte nje pergjigje per kete ceshtje, duke thene se Shqiperia bazohet mbi parimin e laicitetit, e kesisoj do te ishte absurde te mendohej qe shteti shqiptar te mund të përfshihej ne cështje fetare, e aq me shume nje vend i huaj.

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, deklaroi Bushati

Ministri turk u shpreh se  janë 3 miliardë dollarë amerikanë investime turke në Shqipëri

“Shqipëria është mikja dhe aleatja jonë me të cilën kemi lidhje të vjetra historike. Kemi cikluar deklaratën për bashkëpunimin e nivelit më të lartë. Një mekanizëm të tillë Turqia e ka negociar me 22 vende. Marrëdhëniet tona ekonomike po rriten vazhdimisht. Janë 3 miliardë dollarë amerikanë investime turke në Shqipëri. Jemi të fokusur tek investimet në energji dhe ndërtimi i aeroporteve. Duam të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e arsimit. Duam të ngremë shkolla të reja në Shqipëri. Duam të investojmë edhe në shëndetësi, energjitikë dhe bujqësi. Mbështesim Shqipërinë për kandidaturën në OSBE. Shqipërisë i urojmë suksesë në integrimin në BE.”, tha ministri turk

Javanews/a.ç

Next Post
Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, vdes 65-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In