Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku ishte thirrur në seancë dëgjimore lidhur me negociatat me aplën greke për Detin. Ai ka ironizuar edhe presidentin Meta teksa ka deklaruar se “ai e dinte gabim për plotfuqishmërinë”, pasi kreu i shtetit jep auotorizim.
“Nuk lëshon presidenti plotfuqishmëri, edhe ai i shkreti e dinte gabim dhe sot thotë ‘lëshoj autorizim’. Në kërkesën që i kemi nisur presidentit janë të përcaktuara qartë emrat, CV-të e tyre. Në momentin që do japë autorizimin për këtë gjë, më pas akti i plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të përfshihen të gjitha çështjet që shtrohen”, tha Bushati.
Bushati ka ironizuar më tej Metën dhe ish-kryeminsitrin Berisha duke u shprehur se të vetmet ceshtje qe Ditmir Bushati nuk mund ti jepte zgjidhje, ishin “egoja, paranoja dhe Saliu”./a.m.