Ministri Ditmir Bushati dhe gazetarja Rudina Xhunga kanë qenë në Shkodër, për të festuar 1 Qershorin me fëmijët e qytetit. Bushati, i cili është njëkohësisht dhe kryesuesi listës së PS për Shkodrën, ka lexuar “Përrallat e Pitilushes” për fëmijët.
Ata janë mbledhur në lulishten e qytetit dhe kanë kaluar një ditë ndryshe.
Bushati është baba i dy fëmijëve të vegjël, por ka zgjedhur të bëjë të lumtur këta fëmijë, të cilët duket se janë argëtuar jashtë mase dhe kanë dëgjuar me endje mësimet e Pitilushes.