Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në përgjigje të akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, në adresë të ambasadorëve perëndimorë, si dhe SHBA-së dhe BE-së se janë të korruptuar pasi janë blerë me paratë e drogës, u shpreh se të tilla akuza “janë të paprecedenta dhe të turpshme”. Sipas tij, Basha ka bërë deklaratë se se situata në Shqipëri është 100 herë më e keqe se në Maqedoni.
“Nuk e dimë kujt i referohet Basha me këtë deklaratë. Atyre që janë në rrugët e Maqedonisë kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër shqiptarëve? Kujt i referohet ai që bën akuza të rënda ndaj Mogherinit, ndaj Hahn, që ai e ka dhe pjesë të familjes së tij politike? Çdo të thotë për qarkoren karantinë ndaj Lulzim Bashës, njësoj si atë për Berishën në vitet ’97- 98? PD ka bërë një fushatë kundër ambasadorit amerikan. Po marr gjithnjë e më shumë pyetje nga gazetarë ndërkombëtarë për linjat antieuropiane në Tiranë. Po bëjnë politikë asfiksuese si kamikaz”, deklaroi Bushati.
Ministri i Jashtëm ka nënvizuar se komuniteti ndërkombëtarë kërkon që Shqipëria të shkojë në zgjedhjet e 18 qershorit në bazë të Kushtetutës dhe dekretit të Presidentit që është i tyre.
“Kush janë këta që kërkojnë të marrin peng vendin? PD është peng i influencave antieuropiane. Peng i gjykatësve dhe i prokurorëve të korruptuar”, nënvizoi Bushati.
javanews.al
ma.me











