Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike në mbledhjen e grupit parlamentar.
Ervin Bushati doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se “Ne shlyem borxhin që gjetëm. Lulzim Basha mund të mos e pranojë, por shqiptarët e dinë se ne trashëguam një borxh 720 milinë dolarë nga Lulëzim Basha e Sali Berisha. Ndaj Luli, para se të pyesë se ku shkojnë paratë, të japë llogari për borxhet”, tha Bushati.
“Ku është morali kur ata që shkatërruan ekonominë shqiptare duan të nxjerrin veten të palarë e të kërkojnë llogari?”.
“Sot nxirren më shumë pará, 240 milionë dollarë më shumë se në vitin e tyre më të mirë dhe janë 156 mijë të punësuar më shumë”.