Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.
Pasi ndoqi aktivitetin festiv për këta fëmijë, ministri Bushati falenderoi zysh Liljana Luani, mësuesen që kujdeset për ta dhe administratorin e OSHE Adrian Cela për zbatimin e projekteve të posaçme për këto familje. Bushati tha se “gjakmarrja i ka plagët e thella në shoqëri, prandaj të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta zbutur këtë fenomen”.
Ministri Bushati falenderoi të gjithë ata që japin kontributin e tyre dhe solidarizohen. Një falenderim të veçantë Bushati pati edhe për të gjithë shtëpitë botuese që u përgjigjen pozitivisht thirrjes për të dhuruar libra për fëmijët e prekur nga fenomeni gjakmarrjes.
Nga ana e saj, Liljana Luani u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi ka ngjall shpresë edhe tek familjet e ngujuara nga gjakmarrja. Administratori Adrian Cela premtoi për vijimin e trajtimit të këture familjeve nga ana e OSHE.










