• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa në Shqipëri për studentët, Plani B për të tërhequr të tjerë afganë në Shqipëri?

by A R
12/09/2021 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një thirrje për qeverinë shqiptare vjen nga Kabuli, në këto ditë kur pushtetin në Afganistan e kanë talebanët. Momentalisht Shqipëria ka mirëpritur 662 shtetas afganë, duke iu siguruar atyre strehim, por duket se kjo nuk mjafton.

Në një lidhje me skype nga Kabuli, drejtori i një organizate joqeveritare ka një kërkesë specifike për autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Ne kemi nevojë nga qeveria shqiptare që të mbështesë afganët dhe specifikisht sektorin e edukimit. Kemi disa studentë, fati i të cilëve është i panjohur. Qeveria e Shqipërisë mund të na ndihmojë duke akorduar disa bursa studimi për këta djem dhe vajzadhe kësisoj nga njëra anë studentët evakuohen nga Kabuli dhe nga ana tjetër atado të jenë të sigurtë dhe do të vazhdojnë studimet në Shqipëri.

Ahmadzai shpreson edhe për hapjen e një dritareje tjetër, ndonëse ky opsion duket shumë i vështirë për t’u realizuar nga pala shqiptare. Gjithashtu duam që qeveria shqiptare të shikojë mundësinë sesi mund të ndihmojë punonjësit e plagosur në Afganistan, siç janë anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, jeta e të cilëve është në rrezik, pasi po marrin kërcënime.

Në fakt, orët e fundit është shpërndarë kjo video e një gazetari afgan, i cili ishte këshilluar nga talebanët. Duket se të jetosh atje është e rrezikshme. Momentalisht po jetojnë Kabul dhe jam ende në Afganistan dhe do të rri ende, duke mbështetur njerëzit e mi, sepse të gjithë po largohen dhe askush nuk është këtu për të ndihmuar këta njerëz. Kështu që unë po vendos jetën time në rrezik për njerëzit e mi dhe po bëj gjënë e duhur. Situata ekonomike vazhdon të jetë e vështirë.

Njerëzit nuk mund të tërheqin më shumë se 200 dollarë në javë nga bankat ku kanë depozituar paratë e tyre, duke shkaktuar roblem ekonomike, pasi disa persona nuk mund të blejnë as bukë për familjet e tyre. Edhe bizneset kanë vështirësi, ndërsa nuk lejohet që paratë të dalin nga Afganistani.

Duket se roli i grave në Afganistan është në pikëpyetje, pasi talebanët do të aplikojnë ligjin islamik, i cili kufizon aktivitetin e tyre. Ligji islamik apo i sheriatit, do të aplikohet, pasi është në axhendën e talebanëve, por po përpiqen të krijojnë një imazh pozitiv tek komuniteti ndërkombëtar, pasi duan që qeveriae tyre të njihet prej tyre.

Momentalisht po sillen në mënyrë paqësore me publikun. Gratë aktualisht nuk lejohet të punojnë, por talebanët kanë premtuar që ato do të punësohen në nivele të ulëta të administratës. Nuk bëhet fjalë që të jenë pjesë e qeverisë. Deri tani fëmijët po vazhdojnë të shkojnë në shkolla dhe nuk ka probleme në këtë sektor.

Protestat e shoqërisë civile, ndonëse të rralla, vijojnë të shfaqen në Afganistan dhe specifikisht gratë ngrejnë zërin për të drejtat e tyre, një zë që merr si përgjigje goditjen me shkop.

/a.r

Next Post
Zyrtari i lartë gjerman: Tregu i përbashkët rajonal, projekt historik që duhet jetësuar

Zyrtari i lartë gjerman: Tregu i përbashkët rajonal, projekt historik që duhet jetësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In