• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bursa e parë bujqësore në Shqipëri hapet brenda këtij viti

by A R
17/10/2016 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh të hënën se, “bursa e parë shqiptare bujqësore, do të hapet brenda këtij viti në Lushnje, si platforma që do të vendosë Shqipërinë në pozita të favorshme për rritjen e eksporteve dhe perspektivën e zhvillimit”.

Gjatë një konference për mediat, ministri Panariti  tha se, bursa do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë, pakicë por edhe eksportet e tyre.

“Shumë shpejt do marrim hap pionier në bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnjë. I përgjigjet zhvillimit të vrullshëm bujqësor, duhet koordinim i çmimeve në shitje, blerje e eksport për të parandaluar spekulimet për të pasur transparencë. Bursa e parë do jetë platformë e integruar për përcaktimin e çmimeve dhe do bëhen publike. Hap i rëndësishëm, sfidë për ta mbyllur brenda këtij mandati për ti dhënë mekanizëm të balancuar dhe preferencial të çmimeve në prodhim, tregtim, shitje me shumicë e pakicë. Është transformim i madh i bujqësisë që për herë të parë krijon një bursë të produkteve bujqësore që do jetë zhvillim. Do parandalojë spekulantët për konkurrencë të brendshme. Bursa do përcaktojë importet shqiptare. Kjo platformë do e vendosë Shqipërinë në një pozitë të zakonshme”, tha ai.

Duke u ndalur në bilancin e eksport -importeve bujqësore, ministri Panariti vuri në dukje se për 9 mujorin e këtij viti bujqësia ka eksportuar më shumë sesa një vit më parë 2 miliard e 230 milion lekë duke e konsideruar si hap historik i bujqësisë për nga eksporti bujqësor raporton ATA. “Kjo është shoqëruar me rritje të prodhimit të brendshëm. Vetëm sera diellore në krahasim me 3 vite më parë ku kishim 1 mijë hektar, kemi 2400 hektar sera diellore ku merren 3 cikle më shumë prodhim bujqësor. Rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral ka qenë integrale. Kemi rritje në sektorë që se kanë njohur këtë rritje më parë. Kemi hop në eksportet e prodhimeve blegtorale që njohin 1 mijë ton eksport më shumë për 9 mujor. Po ashtu edhe në sektorin e agro-industrisë ku  në 9 mujor kemi 3 mijë ton më shumë eksporte se një vit më parë”, tha ai.

Ministri Panariti vuri në dukje në bashkëpunim me institucionet e statistikave po shikohet mundësia e një metodologjie të re, për përllogaritjen e kontributit të bujqësisë në ekonominë kombëtare, duke përfshirë këtu të ardhurat edhe nga sektori i agroindustrisë që nuk janë deri tani./a.m.

Next Post
Rrëfimi/ Jeta e një prostitute të ligjshme dhe kërkesat e klientëve…

Rrëfimi/ Jeta e një prostitute të ligjshme dhe kërkesat e klientëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In