• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bursa’ e lypsave / Kriza e çmimeve më e keqe se kriza e pandemisë: Tani as kazanët s’kanë mbeturina

by Java News
29/10/2022 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata janë të fundit në zinxhirin ushqimor të shoqërisë.

Dikur, të paktën deri para fillimit të pandemisë, çfarë mbetej në kazan urban të mbeturinave ishte oaz. Pas dy krizave, pandemisë dhe inflacionit, ujët e oazit gati është shterur për lypësit..

Në një vëzhgim që Gazetasi.al bëri në disa nga parqet e Tiranës ku shumë prej tyre kalojnë natën, konstatoi se ata shprehen me shqetësim për përgjysmimin e ushqimeve që gjejnë nëpër kazanet e plehrave.

“Është me keq se dhe gjatë pandemisë”

Por ndonëse nuk kanë informacionet më bazike për çka thuhet në lidhje me ekonominë, për lypësit e Tiranë kazanët e mbeturinave janë bursa e tyre e përditshme.

Në një nga zonat më të mira, aty ku ata e dinë se në baret përgjatë rrugëve ka konsum, mund të hasesh me lypës të shumtë që vijojnë kërkimin për shishe plastike apo kanaçe të pijeve energjitike.

Njëri prej tyre, ndërsa po rrëmonte për ndonjë të tillë të mbetur, tha se shuma që fitonte nga mbledhja e tyre, kishte rënë ndjeshëm krahasuar me periudhën e Covid, kur njerëzit konsumonin dhe dilnin më pak.

“Çmimet janë rritur dhe njerëzit nuk po blejnë më nëpër dyqane. Edhe pse vij i pari që në mëngjes në mënyrë që të mos m’i marrin të tjerët, nuk fitoj shumë.

Maksimumi 100 lekë në ditë ndërkohë që gjatë pandemisë, mblidhja mjaftueshëm sa për të fituar edhe treqind lekë”, tha ai duke shtuar se tani nuk ia vlente barra qiranë.

Mandej thotë se “nëse dikur mund të gjeje më shumë lloje ushqimesh të ndryshme, tani në kazanet e mbeturinave gjen me pak fat vetëm mbetje frutash”.

Për bukën, e cila shton se nuk tepron më si më parë, ai thotë se ndërsa në periudhën e pandemisë ishte vetëm e ndenjur, tani është është aq e ftohtë saqë as nuk mund të konsumohet.

Pranë zonës së Ali Demit, Andrea, një djalë 16 vjeçar i cili po mblidhte ushqime të mbetura duke i futur në një trastë, tha për Gazetasi.al se me ato që gjen, nuk mund t’i ngopë mjaftueshëm dy motrat e tij të vogla të cilat e presin në shtëpi.

“Edhe gjatë pandemisë mblidhja ushqime të ndryshme. Bukë, perime dhe ndonjëherë edhe mish të gatuar.Tani gjej vetëm ndonjë frut. Nuk kërkoj para, e kaloj gjithë ditën duke kërkuar nëpër kazanë”, thotë ai për atë që e quan “punë”.

Por duke parë faktin që nuk po ia del dot të dërgojë ushqime të mjaftueshme në shtëpi, ai thotë se do të filloj të lypë bashkë me prindërit e tij dhe njërën nga motrat.

“Duhen para për bukë se këtu nuk po gjejmë më”, përfundon më tej ndërsa bën një kapërcim nga njëri kazan, tek tjetri.

Kërkimi nëpër kazanë duket se shpeshherë nxit edhe një “luftë territori” mes tyre. Ka lypës të caktuar që rrëmojnë në kazanë të caktuar, përgjithësisht brenda lagjeve që kanë më afër me shtëpinë.

Këtë e tregon  Vasili, një 40 vjeçar i cili jeton në Shkozet.

“Ne më të vjetrit e dimë që nuk mund të kërkosh tek kazanet e të tjerëve sepse secili ka rriskun e tij. Po kërkojmë përditë por gjë nuk po gjejmë.

Na është vështirësuar shumë jetesa nga para dy vitesh. Dalim bosh e shkojmë më duar bosh në shtëpi”, thotë ai ndërsa tregon se tani dhe lëmosha e njerëzve është më e rrallë.

Që çmimet e larta kanë frenuar konsumin, e kanë pohuar disa herë pedhe shitësit e vegjël me pakicë.

Gazeta e ka konsideruar si një “inflacion rebelimi” këtë sjellje të qytetarëve për të mbajtur të shtrënguar financat e tyre./Si/m,j

Next Post
“Pas gjurmëve …”/ Artan Hoxha në Dubai zbardh bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëm: Ia arrita ditës

"Pas gjurmëve …”/ Artan Hoxha në Dubai zbardh bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëm: Ia arrita ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In