• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Burrin e mbyllën në banjo, kërkonin kasafortën”/ Gruaja e biznesmenit tregon përleshjen me grabitësit: U larguan me shpejtësi

by Java News
22/01/2020 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë pas tentativës së grabitjes së çiftit të biznesmenëve në Tiranë policia ende nuk ka asnjë të arrestuar, por dy të dyshuar, që janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga policia, i dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim, raporton gazetarja Xhensila Kodra. I dyti është i afërm i familjes Laze. Ai dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në Tiranë.

Autorët që tentuan grabitjen ishin tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar me shpejtësi. Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t’i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze.

Afërdita Laze ka dëshmuar sërish në polici pasi gjendja e saj tashmë është stabël. Gruaja ka deklaruar se vajza e tyre Dejzi Laze ka dëgjuar zhurmën e autorëve të cilët pasi janë ngjitur në banesë kanë trokitur në derë, pasi vajza ka hapur derën dy personat e maskuar e kanë kapur për flokësh dhe e kanë larguar në dhomë, me pas ka dalë Afërdita dhe e kanë qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Ajo vijon më tej rrëfimin duke deklaruar se Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës ka dalë me vrap nga dhoma, autorët i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar çelësin e kasafortës, duke tentuar t’i nxjerr jashtë ata e kanë plagosur dhe e kanë mbyllur në banjo.

“Petriti është hedhur nga dritarja i plagosur ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrolluar banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë” tha ajo. Vajza e çiftit Dejzi lajmëroi dajën të cilit i kishte thënë “hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin”, më pas lajmëroi policinë dhe ambulancën. Sipas Afërdita Lazes dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç.

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën mbrëmjen e së dielës me armë zjarri. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
‘Raketat e Iranit rrënuan konviktet?’/ Me pankarta në duar studentët rinisin protestat, bojkotojnë mësimin: Thirrje për bashkim

‘Raketat e Iranit rrënuan konviktet?’/ Me pankarta në duar studentët rinisin protestat, bojkotojnë mësimin: Thirrje për bashkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

February 9, 2026
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

February 9, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In