Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë, ku një person i ka vënë zjarrin banesës, me synim vetëflijimin e tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Novosej të Kukësit.
Në banesën e tij, 44-vjeçari P.D., i sëmurë mendor, i ka vënë zjarrin banesës, duke tentuar të vetëdigjet.
Por fatmirësisht familjarët kanë ndërhyrë në kohë, ku i dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se në një moment mërzie për shkak të gjendjes ku ndodhej, P.D., i ka vënë zjarrin shtëpisë, duke qëndruar brenda saj.
Gjithsesi për të zbuluar më shumë lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit.
a.ç