“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e veçantë të një gruaje 32-vjeçare, e cila jeton e vetme me 3 djemtë e saj në banesat sociale në Shkozë. Elizabeta Gjurra martohet që 17 vjeç me mblesëri me bashkëshortin e saj. Ajo tregon se ai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më vonë edhe ndaj fëmijëve.
Elizabeta pretendon se ai konsumonte lëndë narkotike, madje iu jepte edhe fëmijëve. Pas 10 vitesh, ajo vendos të ndahet prej tij. Gjykata ia la në kujdestari fëmijët dhe që nga ai moment, babai i tyre asnjëherë nuk ka treguar interes dhe as nuk i ka takuar ata.
Pjese nga biseda
Mirela Milori: Në moshën 16 vjeç vendos të martohesh?
Elizabeta: Po, 17 vjeç.
Ishte martesë me dashuri apo?
Jo, me shkuesi.
Pse pranove të martoheshe me mblesëri? 17 vjeç ishe e re?
Ashtu ishte më përpara.
Kush u bë mblesi?
Tezja.
Pse u binde të martoheshe?
Nuk doja të martohesha aq shpejt, por atij i vdiq motra 17 vjeç dhe kërkoi të martohet. Dhe u martova.
Si ishte martesa?
Fillimi ishte mirë.
Kur erdhi në jetë fëmija i parë?
Në 2004-n.
Kur filluan problemet?
Më shumë kur bëra të tretin. Unë kisha probleme, por hajde e shtyjmë me sakrifica, hë se do ndryshojë.
Pas sa vitesh martesë?
Pas 10 vitesh.
Pas 10 vitesh martesë lindën problemet? Probleme të çfarë karakteri, të çfarë natyre?
Të gjitha, dhunë, nuk punonte, fëmijëve…
Të dhunonte ty?
Po!
Që në fillim apo pas 10 viteve filloi dhuna ndaj teje?
Që në fillim kisha nga pak, pastaj filloi më shumë, s’kisha rrugë tjetër, bëra zgjidhje martese. Luante kazino. Përditë dhunë, përditë kishim debate në shtëpi.
Më ke thënë që ishte dhe përdorues i lëndëve narkotike!
Po, e pinte vetë.
Çfarë merrte?
Hashash!
Ke thënë diçka të rëndë, që ua jepte dhe fëmijëve?
Po! Në fakt unë isha në punë nuk e dija, vetëm kur kam ardhur nga puna më ka treguar djali i madh, nuk e kam parë vetë.
Çfarë të tha djali?
Ma dha tha, pije këtë cigare.
Sa vjeç ishte djali?
6 vjeç, në klasë të parë ka qenë.











