Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar nga kryefamiljari i saj pasi gruaja ka dhunuar djalin e tyre 10-vjeçar.
Shtetasi me iniciale V.L nga Puka ka thënë për redaksinë e ‘JOQ’ se partnerja me iniciale E.S ka gjuajtur me shpulla dhe grushte në kokë dhe trup djalin e vogël duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Ai shton se e ka denoncuar në polici bashkëshorten, por meqenëse ajo ka djalin e xhaxhait kryetar gjykate çështja u mbyll.
‘Unë jetoj vetëm, punoj dhe kam frikë se vjen gruaja ose kunata e më vrasin çunin. Kam edhe foto e ka bërë policia raport mjekoligjor. Ishte data 15 korrik. Pasi po hanim darkë, çuni nuk donte supë por sallatë dhe i tha gruas nuk dua supë por sallatë. Ajo refuzoi dhe çuni tha lere fare nuk dua. Ajo e qëlloi atë vazhdimisht siç duket edhe në foto dhe tha herë tjetër do e mbys fare’ ka thënë ai.