• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burri me Covid, gruaja jo”, mjeku shpjegon misterin shkencor: Qeveritë po dështojnë

by Ardit Rada
25/10/2020 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër.

Në një intervistë me skype për Ora News, mjeku thotë se këtë dështim ata po e mbulojnë me kthimin e karantinës.

Sallabanda: Izolimi i njerëzve, karantina, është heqja e të drejtës kushtetuese të një qytetari. Për mua si mjek, karantina është dështim i politikave qeveritare. Kishin katër muaj kohë që qeveritë të merrnin masa për të bërë testime masive, kontrolle masive, për të bërë gjurmimin e sëmundjes dhe nuk e bënë. Njerëzit kanë filluar të protestojnë sepse janë të lodhur me këtë situatë.

Edhe pse kanë kaluar muaj, mjeku thotë se të dhënat shkencore janë ende të paqarta.

Sallabanda: Nuk i kemi të gjitha gjërat e qarta. Një studim i OBSH me 400 spitale në Europë nxori se katër mjekimet bazë që përdorim për Covid nuk kishin asnjë efekt në ruajtjen e jetës së të sëmurëve. Nga pikëpamja shkencore nuk i kemi gjërat e qarta, as OBSH vetë që jep udhëzime të ndryshme. Qeveritë, duke mos investuar në gjurmimin dhe bërjen e testeve detyrohen të mbyllin popullatën. Duke mos dëshiruar të kenë humbje në jetë njerëzish se është një çmim i madh për qeveritë merren këto masa drastike si kufizimi i lëvizjes.

Sallabanda tha se në Spanjë kanë rekomanduar vaksinimin masiv ndaj gripit dhe pneumokokut dhe janë shpresëplotë se do t’u japë një dorë edhe kundër virusit.

Sallabanda: Kemi rekomanduar vaksimin masiv të gripit dhe pneumokokut. Gripi do të na ndihmojë shumë sepse vaksina ka disa elementë që na ndihmojnë për tu mbrojtur nga Covid 19. Po ashtu edhe pneumokoku që përdoret karshi infeksioneve të mushkërive. Po i përgatisim njerëzit në mënyrë masive që edhe po të kenë Covid 19 të mos shkojnë në mënyrë të rëndë. Mund të kemi shifra të infeksionit si në mars dhe prill, por nuk kemi në asnjë mënyrë ato shifra të të sëmurëve të rëndë. Kjo, edhe sepse virusi e ka humbur agresivitetin e tij. Ka një mutacion gjenetik që është vërtetuar që në shtator.

Ndër të tjera mjeku shpjegoi se virusi varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.

Sallabanda: Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo. Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar. Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas. Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gjakut zero ka më pak mundësi për tu infektuar.

Sa i takon detyrimit për të mbajtur maskën kudo dhe kostos financiare të saj, ai thotë se duhet një politikë proaktive në mbrojtje të qytetarëve.

Sallabanda: Qeveritë dhe shtetet duhet të subvencionojnë blerjen e maskave.

Next Post
Topalli: PD po shkon drejt asgjësimit

Topalli pranon rikthimin në politikë: Nuk do të rri të bëj sehir, ja kur do të prezantohet Partia e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In