Ditën e sotme një 59 vjeçar ka mbërritur në spitalin e Sarandës i plagosur.
Polici bën me dije se shtetasi M.H dyshohet se është vetëplgosur me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Bamatat të Delvinës. Policia po punon për zbardhjen e detajeve të reja.
Njoftim policie
Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/s.f