• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri humbi jetën në punë në Ballsh/ Gruaja: Pronari ia jepte lekët në zarf, e siguroi pas vdekjes. Manipuluan provat, mjeti kishte…

by Java News
14/05/2022 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndalime Metushi nga Boçova, bashkëshortja e viktimës së aksidentit të ndodhur në Mollas ka qenë sot para prokurorisë dhe në deklaratën e saj i është drejtuar organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen pasi sipas saj vdekja e bashkëshortit të saj hedh dyshime për manipulim të provave dhe fakteve për të mbuluar ngjarjen.

Ndalime Metushi është shprehur se automjeti me të cilën u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt. Automjeti nuk ka pasur levën e marshit dhe me pas është vendosur pas aksidentit. Përveç kësaj kompania ku punonte bashkëshorti i Ndalime Metushit punonte në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar dhe për më tepër nga kompania është bërë sigurimi i tij pas vdekjes. Bashkëshortja e te ndjerit është shprehur se disponon dhe video që provon me fakte gjendjen teknike të mjetit që ishte me defekt. Ajo është shprehur se përveç vdekjes se bashkëshortit të saj nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga kompania ku punonte për me shumë se një vit. Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë te vënë në vend dinjitetin dhe djersën e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Kompania ku punonte 59-vjeçari është në pronësi të Arben Lutajt, vëllai i Prio Lutajt, ish-deputet i Partisë Socialiste, aktualisht drejtor i përgjithshëm i shërbimit përmbarimor

Burri im ka punuar natën dhe në kohën kur ka punuar ka vajtur policia i ka kapur dhe i ka mbajtur brenda, burrin tim jo, se nuk lejohej për të marrë inerte në lumin e Vjosës. Edhe pas vdekjes së burrit tim, vazhdohet të punojnë. Shfrytëzohet lumi i Vjosës, marrin inerte? Po Po.

Kam ardhur këtu për t’i bërë thirrje prokurorisë dhe policisë, Ministrit të Drejtësisë për të drejtën e burrit tim përse u vra se kemi dëgjuar që kanë thënë deklarata të ndryshme nga realiteti dhe na kanë rënduar jashtë mase. Na kanë rënduar jashtë mase, dua të drejtën e burrit tim.

Kur ka punuar ka qenë i siguruar. pronari që më erdhi në shtëpi më tha ka qenë i siguruar, por sigurimi është bërë pas vdekjes. Në kohën kur ka bërë aksidentin ka qenë me defekt leva e marshit, ndërkohë që kur është sekuestruar makina, leva e marshit ka qenë e prishur. Në këtë kohë burri im është marrë me levën e marshit, e ka tërhequr ngarkesa dhe e kanë zënë poshtë makinës në orën 1 ose 2. Nuk na kanë lajmëruar, ne si familje e kemi marrë njoftimin pasi burri ka qenë në morg në orën 05:30-06:00 të mëngjesit. Pse e kanë bërë këtë?

Pasi janë verifikuar me fakte nga familjarët e mi, më vonë kemi parë që është bërë ndërhyrje tek kjo makinë, janë bërë leva e marshit, frena. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim. Keni marrë dëmshpërblim? Për varrimin nuk e di mirë, u hodh një zarf i vogël. Kush është pronari i kompanisë? Quhet Arben Lutaj, i thoshte gjithmonë për lekët se lekët i vononte, nganjëherë shkëputej se i vonoheshin lekët. Nuk merrte leket në bankë, por në dorë”, shprehet ajo.

g.kosovari

Next Post
Intensifikohen paralajmërimet/ Moska deklarohet e gatshme t’i përgjigjet NATO-s nëse…

Intensifikohen paralajmërimet/ Moska deklarohet e gatshme t’i përgjigjet NATO-s nëse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In