• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Burri harroi që ishte i martuar dhe ra sërish në dashuri me gruan e tij

by
28/06/2021 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peter dhe Lisa Marshall po përqafoheshin në divan duke parë një shfaqje televizive kur Peter e pyeti nëse do të martohej me të. Ajo çfarë 56-vjeçari nuk mbante mend ishte se ata ishin tashmë të martuar.

I diagnostikuar me Alzheimer tre vjet më parë, Peter kishte filluar të humbte kujtimet. Mes të tjerash ai kishte harruar dasmën.

“Ishte kaq prekëse për mua. Ai ra në dashuri me mua dy herë. Ndihem e nderuar. Ndihem si një princeshë, si Hirushja. Unë jam vajza më me fat në botë”, tha Lisa për CNN.

Çifti, të cilët janë të martuar prej 12 vjetësh, u takuan në Pensilvani. Të dy ishin të martuar me partnerë të tjerë asokohe, por lidhën një miqësi dhe qëndruan afër derisa familja e Peter u transferua në Connecticut.

Pas gati një viti të dy u rilidhën kur zbuluan se secili po kalonte divorc. Pas vetëm një takimi në Harrisburg, u bënë të pandashëm dhe qëndruan në një lidhje tetëvjeçare, në distancë të largët, derisa fëmijët e tyre hynë në kolegj. Në vitin 2009, Lisa u transferua në Connecticut dhe u martuan.

Lisa tha se demenca nisi papritur. Gjithçka filloi kur ai harronte çelësat, pastaj portofolin. Më pas Peter nisi të harronte fjalët dhe çfarë kuptimi kishin ato. Por gjithçka ia lanë plakjes, derisa miqtë kuptuan që diçka nuk shkonte. Pas analizave të detajuara, Peter u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer më 30 prill 2018.

Sëmundja ndikoi shpejt mbi jetën e çiftit. Por, herën e parë që ai harroi kush ishte gruaja e tij, ata ishin në një udhëtim në Rhode Island.

“Kur ishim duke shkuar në shtëpi, Peter po më jepte udhëzime dhe më pas vazhdonte të thoshte gjëra të tilla: Kjo është rruga për në shtëpinë time. Kthehuni djathtas për të arritur në shtëpinë time. Sikur të isha shofere dhe nuk e dija se ku jetonim. Kur u kthyem në shtëpi, ai vrapoi pranë meje dhe më hapi derën dhe më futi në shtëpinë tonë dhe ishte aq nervoz duke më treguar përreth. Ai nuk u kthye më në realitet”, tha Lisa

Pavarsisht të gjithave më 26 prill, Peter dhe Lisa u gjendën sërish në altar.

“Unë jam personi i tij i preferuar. Unë nuk kam nevojë për një etiketë, si gruaja, ose pseudonime që më vendoste. Ne do të jemi së bashku deri në fund. Asgjë nuk mund të na ndajë. Asgjë”, thotë ajo.

/b.h

Next Post
“Mos e shndërroni mjetin në vrasës”/ ISHP për aksidentet: Mos nxito, mos parakalo, mos pi!

"Mos e shndërroni mjetin në vrasës"/ ISHP për aksidentet: Mos nxito, mos parakalo, mos pi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In