• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri i gjyqtares Andrea, gati të kthehet, por… me një kusht

by Java News
06/12/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë nisi dje gjykimin e dosjes me pesë të pandehur të akuzuar për “korrupsion”, mes të cilëve edhe anëtarja e pezulluar e kësaj gjykate, Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, shkruan Panorama.

Gjyqtarja e pandehur nuk u paraqit në sallën e gjyqit, ku para kolegëve të saj përfaqësohej me një avokat. Në mungesë nisi gjykimi edhe për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, për shkak se masa e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij nuk është ekzekutuar. Të pandehurit e tjerë në proces, Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi, u shoqëruan në seancë nga forcat e policisë, ku e pandehura Eleni u mbajt e veçuar nga dy të tjerët, për shkak të bashkëpunimit që ka pasur me prokurorinë gjatë hetimit. Në seancën e parë të këtij procesi, mbrojtësi i Majlinda Andreas, avokati Theodhori Sollaku, i kërkoi gjykatës të rikthejë në detyrën e gjyqtares të pandehurën.

“Kërkojmë shuarjen e masës së sigurimit personal ‘pezullim nga detyra’ për të mbrojturën prej nesh”, u shpreh mbrojtësi. Në vijim ai kërkoi rrëzimin e provës kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, përgjimet e të pandehurve. Avokati Sollaku i kërkoi Kolegjit Penal të deklarojë pavlefshmëri absolute dhe relative të vendimeve për përgjimin e të pandehurve. “Çështja është regjistruar nga një referim i një oficeri të Policisë Gjyqësore, bazuar në hamendësime. Vënia në përgjim e numrit telefonik të të pandehurit Ilia Çabiri është kryer në kundërshtim me ligjin. Të gjitha aktet që kanë pasuar këtë vendim janë të papërdorshme”, tha avokati. Duke cituar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, avokati shfaqi pretendime edhe në lidhje me shkelje të kompetencës nga ana e Gjykatës për Krimet e Rënda në rastin e ligjërimit të përgjimit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë. Në të njëjtën linjë mbrojtjeje ishte edhe avokati Ardian Visha, i cili përfaqësonte interesat e të pandehurit Odhise Andrea në proces. Avokati kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë për klientin e tij.

Sipas Vishës, largimi jashtë Shqipërisë i bashkëshortëve Andrea ka qenë i paracaktuar prej tyre dhe se nuk është bërë për të shmangur ekzekutimin e një mase të dhënë në mungesë ndaj tyre. Avokati kërkoi pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të përgjimit fillestar për hetimin e kësaj dosjeje dhe të gjitha akteve të tjera, të rrjedhura pas tij. Në seancën e radhës, e caktuar më 12 dhjetor, Kolegji Penal do të njihet me pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këto kërkesa të mbrojtjes. Andrea është në akuzë bashke me burrin, Odhise Andrea, i cili është në kërkim nga drejtësia, akuzohen se kanë marrë 50 mijë euro për të favorizuar në një çështje pronësie me sipërfaqe prej 40 hektarësh në Sarandë. Sipas dosjes së Prokurorisë, Majlinda Andrea do të përballet në gjykatë me akuzën e “korrupsionit”.

Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, aktualisht në kërkim nga drejtësia, do të gjykohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Të pandehurit e tjerë të dosjes Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino janë dërguar si të pandehur për “korrupsion”. Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino.

Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre. Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e një shumë prej 50 mijë euro, Dashi i dorëzon një shumë të tillë bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë. Te nesërmen, në 12 korrik gjykata vendosi në favor të Çabirit dhe Linos. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj.
Panorama/d.i.

Next Post
Gara për kreun e KQZ, dorëhiqet Elion Semanaj, mbeten 5 kandidatë 

Komisioni i Ligjeve miraton buxhetin, shtohen 10 mln lekë për Presidencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com