• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri emigrant në Greqi, nusja përdhunohej prej 15 vjetësh nga vjehrri

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet dosja për 67-vjeçarin abuzues Margarit Ç., i cili është arrestuar para tri javësh. Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht. Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të Rrethit të Fierit.

Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2003. Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj nga vjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti. Është një histori rrëqethëse, ku personazhet për 15 vjet me radhë kanë përjetuar një situatë, e cila pas perdes së dhunës fizike e psikologjike, tradhtive brenda familjes, dyshimeve dhe epsheve seksuale, ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë, një prej të cilëve prej pak vitesh.

Një histori, e cila nxjerr në pah anën më të errët të medaljes së realitetit të sotëm social-ekonomik në vend, ku vetëm vitet e fundit femra ka nisur të marrë guximin të denoncojë dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit. Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.

Historia

Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe. Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen. Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori. Në këto kushte, marrëdhënia seksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë. Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij. Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetën nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Denoncimi

Për shkak se e dëmtuara nuk ka pasur përkrahje nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që rreth një muaj më parë ta denoncojë në polici dhunën seksuale e psikologjike të ushtruar ndaj saj. Pas marrjes së dëshmisë rrëqethëse, hetuesit kanë dashur të sigurojnë prova para se të kryenin ndalimin e 67-vjeçarit, pasi ka pasur dyshime se 35-vjeçarja mund ta kishte trilluar historinë. Në këto kushte, policia ka kryer përgjime ambientale, ku nga bashkëbisedimet e kryera mes të prangosurit, të dëmtuarës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duket qartë se denoncuesja ka treguar të vërtetën. Pas sigurimit të këtyre provave, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 67-vjeçarit, i cili po hetohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas të dëmtuarës, ka qenë frika e përballjes me opinionin e të afërmve dhe personave që e njohin, që e ka ndrydhur dhe e ka detyruar ta mbajë sekret për 15 vite këtë krim të ushtruar ndaj saj, në mënyrë të përsëritur dhe me dhjetëra herë në çdo vit. Pasi kanë kaluar vite me radhë nën peshën e sekretit të saj dhe vjehrrit, gjatë të cilëve ky i fundit e dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike, 35-vjeçarja ka vendosur t’ia tregojë këtë fakt bashkëshortit të saj. Nga burimet e gazetës mësohet se denoncuesja ka pretenduar në kallëzimin e saj se rreth dy vite më parë e ka vënë në dijeni bashkëshortin për atë çfarë kishte bërë babai i tij me të. Por bashkëshorti nuk ka reaguar, duke mos i kërkuar të atit të dinte versionin e tij. Ai ka vazhduar të jetojë edhe dy vitet e fundit me barrën e kësaj historie, ku bashkëshortja akuzonte vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mosreagimi i tij për qartësimin e situatës së krijuar, ka bërë që 37-vjeçarja të marrë guximin e ta denoncojë këtë fakt, me qëllim vënien para përgjegjësisë së monstrës që i kishte devijuar qëllimin e martesës së saj, duke e bërë objekt të epsheve të tij seksuale.

Shqip/d.i.

 

Next Post

Letra, Manjani falënderon Komisionin e Venecias për Reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In