Burri e tradhtonte, ajo e lë me një mesazh në një tabelë gjigante rrugore
Një grua e tradhtuar vendosi ta lërë burrin e saj mashtrues me një mesazh të shkruar në një tabelë të madhe elektronike në rrugën ku ai kalonte përditë për t’u kthyer nga puna në shtëpi.
Gruaja, e cila njihet vetëm me emrin Liza, e la mesazhin saj në tabelën gjigante, të ndriçuar gjatë natës, në mënyrë që bashkëshorti ta shihte kur të kthehej nga puna. Në të lexohej: ‘Burrit tim tradhtar, Paul. E meritoni njëri-tjetrin. Kur të vish në shtëpi, unë nuk do të jem aty. Udhëtim të mbarë. Lisa”.
Mijëra drejtues të tjerë mjetesh e panë mesazhin në rrugën kryesore që të çon në qytetin Yorkshire dhe i shpërndanë fotot në rrjete sociale.