Një grua 38-vjeçare u denoncua nga ish-bashkëshorti i saj në policinë e Tropojës pasi braktisi fëmijët e saj të mitur, të cilët gjykata ia kishte lënë në kujdestari.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasja E. B., 38 vjeçe, banuese në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj shtetasi Sh. M., se kjo shtetase ka braktisur fëmijët e mitur, të cilët i kishte në kujdestari me vendim gjykate”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat nga Policia e Tropojës.
/a.r