• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri denoncon gruan: Më rrëmbeu vajzat, njërën e çoi në Gjermani, tjetrën tek vjehrri

by A R
11/09/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Korça i cili nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion.

Edhe pse ka denoncuar se bashkëshortja e tij ka marrë pa miratimin e tij dy vajzat e mitura dhe është larguar nga shtëpia. Vajzën e madhe 5 vjeç e ka marrë me vete në Gjermani, ndërkohë të voglën ua ka lënë prindërve të saj.

Eligert Mujo tregon për Fiksin se nuk mund të takojë asnjërën prej vajzave të mitura. “Unë jam në hall, nuk takoj dot vajzat, ajo ka probleme të thella depresioni dhe nuk pranon të mjekohet”, tregon Oligerti.

Madje sipas tij këtë gjë e dinë dhe prindërit e saj, por nuk pranon që të mjekohet.

“Ajo ka prerë me thikë disa herë veten edhe kur kemi jetuar këtu, edhe kur kemi jetuar në Gjermani, kam shumë frikë për vajzat se mund t’ju ndodhi ndonjë gjë”, thotë denoncuesi. Madje një video të tillë e vuri në dispozicion të Fiksit për të vërtetuar atë çka po denonconte. Në video duket gruaja me një thikë në dorë që pret veten në bark disa herë.

Fiksi solli biseda më specialist të policisë së zonës, me punonjëse të shërbimit social, dhe me oficerë të policisë gjyqësore të cilët e pasojnë zgjidhjen e problemit te njëri tjetri.

Punonjësja e shërbimit social e orienton qytetarin që të flasë me specialistin e policisë së zonës dhe të shkojnë tek fëmija, pasi sipas saj Eligerti kishte të drejtë. Vajza 2 vjeçare që qëndron te prindërit e të shoqes duhet ta mbante ai. Babai i drejtohet edhe komisariatit, por këta të fundit shprehen se nuk janë njoftuar për rastin nga shërbimi social, ndaj nuk mund të ndërhyjnë.

Sorollatjet nuk mjaftojnë për babain që kërkon të drejtën e tij prindërore, por kur telefonon specialistin e policisë së zonës ku jetojnë prindërit e gruas së tij që mbajnë vajzën 2 vjeçare, ai i bërtet në telefon duke e urdhëruar që mos ta telefonojë më për këtë problem.

Gazetarët e Fiksit u përpoqën të lidhen me bashkëshorten e Eligertit në telefon dhe ajo u përgjigj duke ju thënë se ishte në Gjermani. Por më vonë janë kontaktuar në lidhje telefonike nga babai i saj, i cili e pengon babain të takojë vajzën 2 vjeçare.

Zotëria për gazetarët u justifikua se Eligerti nuk ka lëshuar prokurën kur vajza ja ka kërkuar ndaj dhe ajo është larguar, po ashtu vajzën e vogël e ka lënë tek ai.

Në një moment para kamerave ai shprehet që i ati të shkojë e ta marri të miturën 2 vjeçare, por kur Eligerti paraqitet në prezencë të Fiksit, zotëria vë veton ” Largohu, nuk do e marrësh”!

Gazetarët telefonuan edhe specialistin e policisë së zonës i cili pohoi versionin e denoncuesit dhe se ai ishte në dijeni që gjyshi nuk e lejonte babain të takojë fëmijën. Por justifikohet se ai e ka raportuar rastin. Gjithashtu është në dijeni që gruaja e ka marrë një nga vajzat me vete në Gjermani pa miratimin e të shoqit. Pyetjes se si gruaja është larguar me vajzën 5 vjeçare pa prokurë dhe miratimin e të atit, specialisti i policisë së zonës ngre supet lart.

/a.r

Next Post
GJKKO shtyu sërish vendimin për arrestin ndaj Berishës, dket avokati: Sot morëm provat, të presim nëse do të…!

“U përballëm me 500 faqe”, avokati i Berishës tregon çfarë ndodhi për 20 minuta në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In