Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel –Milot, në vendin e quajtur Muzhak, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ka qenë një automjet i cili ka përplasur një motor dhe më pas ka marrë përpara kalimtarët në anë të rrugës, duke u shkaktuar vdekjen dy prej tyre. Një prej viktimave, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa i dyti vdiq rrugës për në spitalin e Burrelit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
ma.me