• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burrat e dheut

by Edison Ypi
22/12/2025 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Burri i dheut shqiptar është burri më burrnor i botës. Jashtëtokësorë s’ka. Në krejt Universin, burrat e dheut shqiptar janë të vetmit burra dheu.

Burrat e dheut ishin harruar, ishin braktisur në fatin e vet kozmik. Kur një ditë prej ditësh, duke kaluar te kazanat e plehrave, seç dëgjoj nga pas. Kthej kokën, shoh dy burra dheu që gërmonin brenda kazanave të plehrave duke u sherrosur për zona influence, ndarje territori:

Ky kazan është i imi o burri dheut, thoshte njëri.

Ky kazan nuk është i yti, por i imi o burri dheut, ja priste tjetri.

Burrat e dheut të kazanave të plehrave, këta sfidues të burrave historikë të dheut me mustaqe te veshi, nuk janë pak, dhe as të vetmit. Shqipëria ka plot të tjerë burra dheu.

Më i famshmi, i kudondodhuri, i pakrahasushmi dhe i pakonkurrueshmi burrë dheu që kemi në koleksionin e pasur të burrave të dheut, është burri i dheut të hajdutllëkut, hajni. Sipas hajnit, njeriu nuk vjedh nga qefi por nga halli. Vjedhja nuk është zakon i keq, apo ves. Vjedhja është e vetmja mënyrë funksionimi e shoqërisë njerëzore që nga lashtësia. Me përjashtim të ngritjes Lugat, që është tjetër muhabet, vetëm të vdekurit nuk e fusin dorën te thesi i tjetrit. Të vjedhësh dhe të vidhesh, për shqiptarët është e natyrshme si groshët që hanë, ajri që thithin, këmbëza që tërheqin, butoni që shtypin, pordhët që pjerdhin, qurrat që u rrjedhin.

S’do mend se po s’dite me fsheh, nuk di as me vjedh. I dyti burrë dheu është i kudondodhuri burrë i dheut të rrenës, rrenacaku. Ky burrë dheu, dhe të ngjajshmit e tij janë aq shumë sa të vjen turp t’i numurosh.

I treti në klasifikimin e burrave të dheut është burri i dheut të refuzimit, mohuesi, negativisti, Tersi i Pojanit si i thotë propulli. Shejtanbudallai monosillabik të parin dhe të fundit llaf ka “jo”, “nuk”, kurr”. As topi s’e lun nga vendi këtë burrë dheu që pretendon me i shërby progresit me motorr ndezur, marrsh brenda, frena dore ngritur.

Burri i dheut të nepotizmit, dallaverexhiu që asnjë hap nuk e bën pa ingranuar një dajo në parti, ndonjë stërlëng në ministri, ndonjë tjetër farefisi diku ku vidhet kollaj, është edhe ai nga më të shquarit burra të dheut që janë betuar ta kthejnë Shqipërinë edhe një herë në Mesjetë.

Burrë Zamani, burrë zakoni, burrë tradite, është gjithashtu një burrë dheu. Po ç’e do se nga ata s’ka mbetur asnjë.

I zuri brenda tuneli i Llogorasë që u shemb për shkak të hekurit të pamjaftueshëm të ferrobetonit që nuk mundi ta mbajë peshën e malit.

Burri me ment në kokë, është padyshim edhe ai një burrë dheu nga më të domosdoshmit për progresin që të bashkuar ja dalin ta bëjnë Shqipërinë Danimarkë ose Suedi. Por ky burrë dheu ka humb si gjilpëra në kashtë që kur u shpik interneti.

Burrë i Besës, burrë dheu që ta jep besën, e mban fjalën, zor se e gjen edhe po ta kërkosh si Diogjeni Njeriun me fener të ndezur në dorë ditën për diell. Burrë të Besës që e kthen pllakën, ke me tonelata. Shumica burra bese kthimi pllake janë.

Burrë i dheut të huaj, është ai që ka ikur në Gjermani ku lan bythat e veremlinjve dhe u mban oturakun zgjabanjosave. Është penduar. Po sa pare bën. Jeta s’është aq e gjatë sa të shkulesh nga një vend e të mbillesh në një tjetër vend më tepër se 1 herë.

Burrë i dheut të shtëpisë, është ai paraziti llapaqen kardio-endokrinopat që shtrirë mbi divan mbuluar me batanije leshi, shan gjith kohës qeverinë mes gromësimave, sheh në televizor lajme të rrejshme, banaqe surreale, telenovela idiote.

Burri i dheut të baltës, ai që s’ka zënë libër me dorë në jetën e vet, rreh gruan, nuk voton, nuk edukon kalamajtë, është gjallesa më e komplikuar që asnjë definicion nuk e ngërthen.

Ndonëse i rrallë, ekziston edhe një burrë dheu i mbijetuar në shekuj. I neverituri nga jeta dhe bota që përmend Kadare. I shtriri përnbys me shallvaret e ulura që penetron ngadalë duke u dridhur dheun e ngrohtë si femrën e butë.

Gra dheu s’ka.
Ka vetëm burra dheu.
Asnjë Burrë qielli.

Next Post
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t'i arrestojmë socialistët dhe do t'u marrim pasuritë!

Comments 1

  1. Zekirja says:
    1 week ago

    Ka burrë plehu.
    Ka burrë muti.
    Ka burrë kurve.
    Ka burrë leshi.
    Ka burrë që e rruan.
    Ka burrë që nuk e rruan.
    Ka – burri i nonës.
    Tashti ka dalë edhe burri i babës. (Kemi edhe shembuj nderkombëtarë).
    Ka burri i dhisë, lopës, gomaricës, deles, maces, i buçes (shakës në Shkodër)
    Dhe në fund, mund rë ketë ndonjë burë (me mjë “r”) dheu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com