• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burrat, burat, bulat, pulat!

by S M
10/01/2017 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erjon Braçe/

Dy kategori mes burrave si duroj dot: “Mosmirenjohesit” dhe “Genjeshtaret”.

Burrat mosmirnjohes e humbin nje “r” menjehere.
Te dyten “r”, e humbin kur genjejne.
Ne fakt, nuk ka me te zhbere se burrat qe genjejne,
vecanerisht kur e bejne kete per te rritur, lartesuar veten, parimesine qe se kane si vlere te tyre.

Kur arrijne ketu,
ndodh te mos thone asgje ne nje ore, dy, tre, pavaresisht se flasin pa pushim, thjeshte shajne, fyejne, shpifin, genjejne; peshtyjne.

Ne te tilla raste-kur “rr”-ja nuk eshte me, “l”-ja i perfaqeson;
behen “bula” ose “pula”-kakarisin.

Dua te them dy gjera per vete dhe nuk dua te keqkuptohet askush.

Kete vit, ne prill serish, mbush 25 vite me Partine Socialiste,
militim ne te, si anetar i zakonshem ne forumin e rinise se saj-FRESSH, ne organizaten time, ne “Zeri i Popullit”, ne forumet e saj; deputet gjithashtu.

As qe e mendoja nje kariere politike ne fillim,
thjesht doja nje shtepi me te madhe per bindjet e mia,
te majta nga fillimi ne fund.

Po, ishte zgjedhje ideologjike;
me kohe u forcua, transformua duke e menduar te marrurit me politike si sherbim publik ndaj njerezve, sa me shume njerezve.
Si i majte gjithnje.

Nuk e paragjykova kurre kete shtepi, megjithese e them qe,
sa here jashte saj me permendnin trashegimine e partise se Enver Hoxhes, pohoja me bindje qe trashegimia e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare eshte nga me te rendesishmet, gjithperfshireset dhe emancipueset ne kete vend; si ne vendet e koalicionit me te madh ne histori, jashte tij.
E them dhe sot dhe as qe e vuaj sulmin si trashegimtar i saj.

Modestisht, prej dites se pare,
jam munduar qe kontributit te atyre burrave e grave qe vendosen te themelojne nje alternative te majte, socialdemokrate, atyre qindra mijera te tjereve deri ne milion-socialiste te zakonshem, tu shtoj sa te mundem edhe kontributin tim.
Natyrisht, nuk kam bere me shume se kerkush.
Nuk e mendoj kete.
Por i jam mirnjohes Partise Socialiste, socialisteve dhe me shume se ata, njerezve te zakonshem qe ma dhane kete mundesi.
Shpresoj shume te mos i kem zhgenjyer!

Se dyti,
ka nje debat qe vjen si kauze politike (!!), mbi perfshirjen e njerezve te pasur dhe me rekorde kriminale ne politike.

Kam pare e degjuar “kalores” shqiptare te kesaj kauze dhe,
kam heshtur, nuk kam folur.

Por kur genjeshtra behet shume e gjate, duhet thene e verteta.

Kohe para zgjedhjeve te vitit 2013-te,
kam propozuar nje platforme te thjeshte kunder korrupsionit politik dhe perfshirjes se biznesmeneve ne politike.

Ishte konkrete dhe e fokusuar qarte ne konfliktin e interesave, burimi kryesor i perfitimeve financiare kur merresh edhe me politike.
Propozova ndarje te qarte mes politikes e sipermarrjes, deri ne dorezim ne nje agjenci shteterore te biznesit, bashke me hyrjen ne politike.
As tek gruaja, as tek djali, as tek vellai, as tek motra, as tek vjehrri, as tek vjehrra, as tek niper e mbesa, as tek ortaku, as duke bere me urdher punetoret pronare te rinj; thjesht tek nje agjenci shteterore.
E propozova kete edhe pse besoja se,
te perballesh me Sali Berishen nga pozita parimore,
kur perballe ke jo vetem veprime kriminale por edhe shume para,
do ishte e pamundur.
I qendroj edhe sot, e mendoj si zgjidhje kete, nuk ndryshoj.
“Bulat” qe atehere heshtnin publikisht, por vesh me vesh sulmonin “specien ne zhdukje”, kane ndryshuar.

Ne te njejten linje, ne nje mbledhje te kryesise se Partise Socialiste, ajo qe miratoi listen e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e vitit 2013-te, kam patur mendimin tim per pastertine e kandidateve, i permbushur si kusht me dokumenta zyrtare te depozituara ne PS-sic deshmia e penalitetit per secilin, edhe per mua.
Ne perputhje germe per germe me Kushtetuten e kohes.
E hapa dhe e bera vetem kete debat, me nje tjeter koleg te mire e te hershem ne PS-por ai eshte burre, jo “bule”, as “pule”.

Koha tregoi se nje dokument nuk mjafton.
Por kjo nuk mund te kriminalizoje Partine Socialiste.
Vullneti i saj per te ndryshuar, prekur Kushtetuten dhe kufizuar deri ne mohim lirite e nje kandidati, eshte aty, nuk mund ta peshtyj askush, as ai qe kur ne vendosnim te benim kete, mu aty brenda nesh thoshte qarte-“po beni gabim”!

Por mbi te gjitha,
kultura e re ne raport me ligjin, respektimin, por me shume shkeljen e tij nga cilido deputet, pa folur per familjare, miq, shoke, te njohur, ben diferencen e thelle ne kete vend.
Partia Socialiste nuk mbron kerkend qe shkel ligjin,
e dorezon ate dhe i kerkon te perballet me pasojat e veprimeve te tij.
Si gjithe te tjeret!
I barabarte ende jo, per shkak te nje sistemi te kalbur, te korruptuar e politik te drejtesise.

Refroma ne Drejtesi-arritja me e madhe e nje force politike prej vendosjes se pluralizmit ne Shqiperi, Partise Socialiste, eshte vepra qe deshmon kete, rrezon cdo kauze propagande, thyen cdo sulm genjeshtrash qe nuk larteson kend.

Po rikthejme barazine ne nje aspekt jetik dhe kjo eshte shume;
BARAZINE PARA LIGJIT!

I perfshin te gjithe,
njerez te zakonshem apo politikane te jashtezakonshem,
te varfer apo te pasur qe mbine papritur nga varferia.

Kjo duhej! Kjo duhet te shkoje deri ne fund!

Une do vijoj te jem nje nga kontribuesit, te them ate qe mendoj ne shtepine time, per cdo gje, fenomene padiskutim, brenda parimeve me te cilat hyra dhe me pranuan ne kete shtepi.
Jo per njerez te saj!

Nese do me duhet njehere ta bej kete,
atehere po e bej sot, per te thene:
Nese Fatos Nanon do ta respektoj gjithnje per lirine, mundesine, debatin, demokracine ne PS, Edi Ramen do ta respektoj per Reformen ne Drejtesine-aktin me te madh kunder krimit,
shansin per te rikthyer barazine ne kete vend, duke themeluar nje republike te re te mbeshtetur tek ligji dhe barazia para tij; perendimore me ne fund.

Natyrisht,
njesoj si per cdo burre e grua qe qendroi ne Partine Socialiste,
mes njemije e nje sakrificash, ne te mire apo ne veshtire,
si anetar i thjeshte apo si drejtues ne te,
duke marre vendimet e duhura.
Nje per nje!

Next Post
Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë, reporterja që dha lajmin e shekullit

Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë, reporterja që dha lajmin e shekullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In