• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burime të BE: Presidenca franceze e angazhuar për zhbllokimin e vetos bullgare, Macron do të ofrojë kapital politik

by Java News
22/12/2021 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca franceze pritet të luajë një rol të rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian, edhe pse kjo presidencë përkon me një periudhë elektorale legjislative në Francë dhe zgjerimi i kësaj organizate konsiderohet si një temë e ndjeshme dhe aspak popullore për opinionin publik francez në një kontekst pandemie dhe përballje me pasojat e saj.

Burimet diplomatike të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për gazetaren e ABC Erisa Zyka, se presidenca franceze do të jetë aktive për zgjerimin në gjashtëmujorin e ardhshëm.

Sipas këtyre burimeve, presidenti francez, Emmanuel Macron ka shprehur gatishmërinë që të angazhojë kapital politik lidhur me politikën e zgjerimit. ABC ka pyetur burime diplomatike të BE-së lidhur me faktin, nëse presidenca franceze mund të zhbllokojë ngërçin e krijuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga veto bullgare, apo do t’ia kalojë stafetën presidencës së ardhshme çeke nisur nga kalendari gjashtëmujor që ka përcaktuar qeveria bullgare për negociatat me Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjen e çështjeve lidhur me historinë, idetitetin dhe të gjuhës me Maqedoninë e Veriut.

Këto burime kanë sqaruar, se presidenca franceze do të vazhdojë të angazhohet me qeverinë e Bullgarisë dhe me qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar situatën. Ajo synon që ta shoqërojë qeverinë bullgare në kalendarin që ajo ka përcaktuar për negociatat me Maqedoninë e Veriut.

“Presidenca franceze synon të zhbllokojë këtë, ngërç, që ka krijuar një situatë shumë negative në rajon” janë shprehur këto burime.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, konfirmohet se Franca me Gjermaninë do të vazhdojnë inisiativën e mëparshme të ndërmarrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron në kuadrin e dialogut.

“Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron duan të vazhdojnë në këtë rrugë” kanë shpjeguar burimet diplomatike të BE-së. Duke ju përgjigjur pyetjes së ABC, se nga pikëpamja e Kosovës, përshtypja është se Bashkimi Europian ushtron më shumë presion ndaj Kosovës sesa Serbisë duke qenë se lehtësimi i dialogut bëhet nga përfaqësuesi i lartë dhe përfaqësuesi special, që vijnë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këto burime kanë bërë të ditur, se edhe nga ana e Serbisë konsiderohet e njëjta gjë, që ka më shumë presion në anën serbe.

“Ndaj ka punë për të bërë, nuk është e lehtë, por presidenca franceze është e motivuar për të luajtur një rol më të madh politik, duke pasur parasysh edhe situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë”. kanë shpjeguar këto burime. Sipas tyre, nevojitet një angazhim i vërtetë për një rol më të madh politik në rajon, pasi aktorët e tjerë që janë aktivë në rajonin e Ballkanit luajnë një rol destabilizues. Këto burime kanë rikujtuar, se presidenti france ka shprehur angazdhimin përnjë konferencë për Ballkanin Perëndimor në fund të presidencës franceze dhe kjo bën pjesë tashmë në kalendarin e presidencës./m.j

Next Post
Rindërtimi i Thumanës, Rama: Sot ndizen ditat aty ku vigëlon ulliri i jetës dhe paqes si përkujtimore e viktimave

Rindërtimi i Thumanës, Rama: Sot ndizen ditat aty ku vigëlon ulliri i jetës dhe paqes si përkujtimore e viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

January 19, 2026
FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

January 19, 2026
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

January 19, 2026
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

January 19, 2026
Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In