Real Madrid është skuadra që faturon më tepër të ardhura në vit, plot 578 milionë euro për vitin e fundit. Klubet që xhirojnë më tepër para në total janë ato angleze, por dy vendet e para të renditjes janë të zëna nga Spanja. Pas Madridit, është gjiganti tjetër, Barcelona, me 561 milionë euro. Në pritje të mbylljes së faturës së ardhshme, parashikimet flasin për rreth 700 milionë euro.
Podiumin e mbyll Manchester United, me 521 milionë euro, duke qenë i fundit nga klubet që e kalon kufirin e gjysmë miliardit. Paris SG e ndjek me 484 milionë, në vendin e katërt, pasuar nga Bayern Munih, me 474 milionë.
Poshtë bavarezëve janë katër klube të Premier League: Manchester City, që faturon 461 milionë euro, pasuar nga Arsenal, 450 milionë, Chelsea me 413 milionë dhe Liverpool, me 388.
Dhjetëshen e mbyll Juventus, me një faturë 325 milionë euro në vit.











