Biznesmeni Alban Mollaymeri, i arrestuar pas skandalit me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë euro, ka humbur sot njeriun e tij më të shtrenjtë. Mësohet se biznesmeni Mollaymeri ka humbur babanë e tij.
Për këtë arsye, ai është liruar me leje për disa orë nga burgu “313”, ku ndodhet që prej vitit 2018, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.
Alban Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro nga Gjermania, pergatiti BW.