Fotot e të burgosurit më simpatik teksa po puthej në një jaht me trashëgimtaren miliardere të Top Shop, bënë xhiron nëpër rrjetet sociale. Por më në fund ka ardhur edhe reagimi i bashkëshortes së Jeremy Meeks e cila surprizoi me vendimin për të folur rreth kësaj çështjeje.
Melisa Meeks është bashkëshortja e tij prej 8 vitesh e cila e ka mbështetur ish të burgosurin gjatë gjithë rehabilitimit të tij. Ajo u gjurmua në shtëpinë e familjes në Manteca të Kalifornisë teksa ngushëllohej nga e motra. Ajo konfirmoi se çifti vazhdon të jetë i martuar. Motra e saj 43-vjeçare, duke qenë një tip më i hapur, u pyet për romancën e Meeks me Chloe Green dhe u përgjigj se nuk i interesonte aspak.
Chloe Green është vajza e Philip Green dhe është trashëgimtarja më e madhe e peradnorisë së tij që vlen miliarda paundë dhe përfshin pikat e Top Shop. I quajturi “banditi sy blu” pas momenteve romatike në jaht me miliarderen është rikthyer në shtëpi për të festuar 4 korrikun me fëmijët e tij dhe me një pritje tepër të ftohtë nga bashkëshortja. Ndërsa Chloe e mbylli adresën e saj të Instagram pasi drejt saj vërshuan komente të cilat e quanin si një prishëse martesash./a.ç