Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shoferin Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.
39-vjeçari nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion pak ditë më parë në portin e Durrësit dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.
Heroina është gjetur brenda një çante, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Mjeti ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione.
Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
a.cupaj