Nga arrestimi i kriminelëve të rrezikshëm, e deri tek procedimet më të çuditshme, Policia i rendit të gjitha në komunikatat e saj zyrtare.
Mjaft i çuditshëm duket, edhe pse në përputhje me ligjin arrestimi i një 45-vjeçari nga Elbasani.
Ai u arrestua në kushtet e flagrancës, e besoni apo jo, për grabitjen e 150 gramëve djathë. Po, po! Në burg për 150 gram djathë!
Shtetasi me inicialet J.Xh. shkoi në gjendje të dehur në një dyqan në lagjen Kala në Elbasan. Atje kërkoi nga shitësit 150 gram djathë, por u largua pa paguar. Nuk dihet nëse ishte synimi i tij të mos paguante apo ishte pasojë e gjendjes së dehur, por ky veprim i kushtoi atij arrestin në kushtet e flagrancës.
Kur ti dalë pija, ndoshta 45-vjeçari do të kuptojë që djathin për të shoqëruar alkolin, ta paguajë, pasi përfundon në burg.