Burg shqiptarit, shpërndante kokainë me taksi
Një shqiptar është dënuar nga drejtësia britanike me 2 vjet e 8 muaj burg ditën e djeshme, me akuzën e shpërndarjes së kokainës. Alban Bruci, 28 vjeç, bashkëpunonte me një tjetër person, të cilin mediat vendase e identifikojnë si Shaban Husein, 26 vjeç, i cili mori të njëjtin dënim.
Dy bashkëpunëtorët përdornin taksi për të transportuar lëndën narkotike, të cilën e blinin në Londër dhe më pas e shpërndanin në Bradford.
Ata ishin regjistruar si të pastrehë dhe përdornin taksitë për të bërë shpërndarjen e lëndës narkotike.
Sipas medieve lokale britanike, Bruçi i ka thënë policisë se paguhej 600 paund për të bërë transportin e kokainës. I mbërritur në Britani në vitin 2012, Bruci pritet të deportohet në përfundim të kryerjes së dënimit.









