• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg përjetë Marjan Rrokut, gjykata rrëzon kërkesën për rigjykim

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studentet 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësorë ndaj tij të zhvillohet nga e para.

Gjykata kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish agjentit të shish Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.

Por si u rikthye historia e ish agjentit të shërbimit informative shtetëror i cili prej më shumë se një dekadë nga krimi makabër u fsheh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ku u ekstradua.

Më 9 shkurt 2016 Rroku ju drejtua gjykatës kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë.

Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.

Me vendim të datës 16 korrik 2015 ndaj Rrokut u la në fuqi dënimi burg përjetë dhe ai u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Por nga ky burg historia e tij u rihap pasi në emisionin e moderatorit Ardit Gjerbrea në televizionin kombëtar Klan Rroku u shfaq pas shumë e shumë vitesh këtë herë i përlotur për çfarë kish bërë duke rihapur dhimbjen e familjes Cani.

Ai deklaronte në intervistë se Aldën e dashuronte por krejt e kundërta u tha nga motra e Aldës, Ornela e cila ishte personi që bëri çmos që Rroku të gjendej në Amerikë ku fshihej me identitetin Toni. Kjo intervistë u transmetua si diçka normale por fakti se ajo u dha 18 ditë pasi Rroku kish depozituar në Kushtetuese një kërkesë bëri që mbi të hidhen hije dyshimi, raporton shqiptarja.com.

Ishte babai i Alda Canit i cili paditi në gjykatë Ardit Gjebrean dhe Tv Kombëtar Klan për transmetimin e intervistës së Marjan Rrokut. Më 25 Prill Faslli Canaj trokiti në gjykatën e Tiranës me një padi civile me objekt Fyerjen ku të paditur janë “ Drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”, Z. Ardit Gjebrea , Televizioni Klan.

Pas shortit ky proces gjykohet nga gjyqtari Martin Deda dhe më 26 Maj 2015 pritet seanca e parë. Faslli Canaj në padinë e tij pretendon se dikush ka paguar para për realizimin e kësaj intervistë e cila deformoi faktet e një krimi që ka lënë pasoja në familjen Canaj.

ma.me

Next Post

Shteti në të cilin askush nuk punon jashtë orarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In