• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg për ‘kopshtarin shqiptar të fabrikës’ së kanabisit në Angli

by Ardit Rada
21/01/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mirjan Smakaj është arrestuar nga policia angleze  pasi u gjet në një fermë ku kultivohej kanabis teksa ishte veshur vetëm me të mbathura .

Ai tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar shkurtin e kaluar me shpresën për të dërguar para në shtëpi te prindërit e tij të sëmurë, por ishte mashtruar dhe kishte përfunduar në një fermë kanabisi.

Sipas tij kurrë nuk u pagua mjaftueshëm sa për të dërguar para në shtëpi.

Prokurori David Maunder tha dje në gjykatën e Sëindon Croën se policia u thirr nga një fqinj për të raportuar një vjedhje të ndodhur në rrugën Omdurman në 28 korrik të vitit të kaluar.

Kur mbërriti policia e gjeti Smakaj jashtë pronës, të veshur vetëm me mbathje, duke folur në telefon.

Ai u tha oficerëve të policisë :“Unë nuk flas anglisht.”

Brenda pronës kishte një fermë kanabisi me bimë të cilat përgatiteshin për tu shitur dhe rriteshin nën drita artificiale. Në dhomë kishte vetëm një shtrat dhe një tavolinë.

Policia sekuestroi në total 16 kg kanabis dhe në varësi të sasive në të cilat ishin shitur  të korrat mund të kishin vlerë prej 56.000 deri 116.000 paund.

Smakaj u dërgua në polici.

Z.Maunder tha :”Ai dha një emër dhe datë lindje që nuk përputheshin me asnjë të dhënë në sistemin e imigracionit.”

Avokati i tij, Mark Ashley tha se klienti i tij nuk kishte pasur dënime të mëparshme as në Shqipëri as në Angli.

Z.Ashley tha :”Ai erdhi në këtë vend më një ndjenjë besnikërie, duke u përpjekur të ndihmonte familjen e tij, me shpresën se do të dërgonte para në shtëpi.”

“Realiteti i të qenit emigrant në këtë vend bëri që ata të përfitonin shumë shpejt, sepse sapo ata e kuptuan që ishte nga Shqipëria ose nuk e paguanin ose i jepnin një pagë shumë të ulët.”

“Për sa i përket veprës si mendoi se do të bëhej një kopshtar, por e mashtruan. Disa burra të tjerë shqiptarë i tha se kishin disa punë për të. Ai mendoi se do të ishte një marrëveshje e mirë.”

Smakaj, pa adresë fikse kishte mohuar akuzën për prodhimin e kanabisit. Gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg, shkruan SwindonAdvertiser.

Next Post
Çfarë deklaruan Berisha, Basha dhe Meta para 10 vitesh

Ilir Meta në 23 janar 2011: Në bulevard erdhën banditët me armë dhe bomba, kokëpalarët goditën policinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In