• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Burg për Fatmir Kajollin e të birin, dhunuan numëruesin e votave

by A R
26/11/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për shpalljen fajtor të shtetasve Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, dhe i ka dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim secilin, për akuzat e “kanosjes ose dhunimit të pjesëmarrësve në zgjedhje”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrimit të pronës me dashje”, për një ngjarje të ndodhur në datë 24 qershor 2015, dy ditë pas zgjedhjeve lokale.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Fierit rezulton se, në atë datë, rreth orës 01.15, në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) me nr .57, e cila ndodhej në shkollën “Janaq Kilica”, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi Roland Bylyshi, me detyrën e numëruesit për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Fier, në momentin që po dorëzonte procesverbalin e numërimit të votave brenda KZAZ, është goditur me grusht dhe me tub hekuri deri sa ka humbur ndjenjat nga shtetasi Fatmir Kajolli, në bashkëpunim  me djalin e tij, Florim Kajolli.

Shtetasi Roland Bylyshi ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ai ka bërë kallëzim penal.

Autorët e kësaj ngjarjeje, Fatmir Kajolli dhe Florim Kajolli, pasi kanë goditur derisa ka humbur ndjenjat Roland Bylyshin, kanë shkatërruar me dashje sistemin e monitorimit të procesit zgjedhor, duke rrëzuar në dysheme 7 televizorë LG dhe shtyllat mbajtëse, si edhe  kamerën vëzhguese.

Gjatë kqyrjes, kamera vëzhguese lëshonte sinjal alarmi dhe kishte dalë jashtë pune. Po kështu, televizoret LG u gjetën të rrëzuar përtoke dhe të fikur. Procesi i numërimit të votave është ndërprerë. Pasi kanë shkatërruar sistemin e monitorimit me dashje, Fatmir dhe Florim Kajolli janë larguar nga KZAZ dhe kanë goditur rojen, Rufat Cuku, që ndodhej tek porta hyrëse e KZAZ, duke i shkaktuar dëmtime në krah dhe këmbë.

Veprimet e tyre ndaj këtij punonjësi policie i kanë kryer për shkak se ka mbyllur derën për të mos i lejuar të largohen. Pasi e kanë goditur punonjësin e policisë  kanë arritur të largohen dhe të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

Fillimisht, gjatë fazës së hetimeve, ndaj të pandehurve, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, e cila u zbut në vijim nga ana e Gjykatës së Apelit Vlorë, pavarësisht faktit se masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk ishte ekzekutuar ende.

/ Top Channel

Next Post

Rinas, kapet shtetasi nga Mali me pasaportë false/ Të martën u ndalua një sirian me 3 identete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In