• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burg në Angli për ish-futbollistët shqiptarë, u bënë “bosa” kokaine, publikohen emrat

by Java News
03/04/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ish- futbollistë profesionistë, pjesë e një bande e krimit të organizuar, u burgosën me një total prej 44 vitesh pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 mln £. Shpërndarësit shqiptarë të drogës ishin nën vëzhgim nga oficerët e infiltruar të policisë, kur blenë dërgesën prej 20 kg drogë në Peterborough dhe e dërguan në një shtëpi të izoluar në qendër të Londrës.

Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar. Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.

Në gjykatën e “Old Baileyt” u deklarua se kryetari i bandës, Amarildo Fufi, 25 vjeç, dora e tij e djathtë, Basmir Berberi, 31 vjeç dhe “ushtari këmbësor i përbetuar” Mario Xhafa, 26 vjeç, kanë qenë futbollistë profesionistë shqiptarë para se të ktheheshin në kriminelë.

Fufi, i cili dikur ka luajtur për Partizanin e Tiranës thuhet se vjen nga një familje e shquar dhe e pasur në Shqipëri dhe kishte në pronësi një avion Cessna.

Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, por karriera e tij përfundoi dy vite më parë, kur ai pësoi një lëndim të rëndë në gju. Xhafa gjithashtu pësoi një dëmtim në gju, gjatë një ndeshjeje për skuadrën italiane Benevento Calcio në Serinë C.

Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge. Gjyqtari, Recorder Max Hill QC, e dënoi Fufin me 16 vite burg, Berberin me 12 vite burg dhe Xhafën e Dishën me 8 vite burg secilin. Marius Pali, një lavazhier shqiptar i cili u kap në tentativë e sipër për të blerë 1 kg kokainë nga banda, u dënua me 5 vite burg.

“Kjo është një tregti shkatërruese droge dhe një vepër penale e cila të bën të pasur, por për ata që kapen shkakton varfëri, lëndime dhe ndonjëherë vdekje. Kjo është arsyeja pse gjykata duhet të marrë një këndvështrim serioz kur kap njerëz të përfshirë në një komplot për të furnizuar drogë të këtij lloji. Ajo çfarë policia zbuloi nga gjithë mbikëqyrja, ishte një rrjet i vogël i krimit të organizuar që përfshinte blerjen dhe shitjen e sasive të mëdha të kokainës me një pastërti prej 80%”, u tha Recorder Hill shqiptarëve.

Fufi kishte bërë të mundur kalimin e Berberit nga Shqipëria për në Britani të Madhe, në maj të vitit të kaluar, në mënyrë që ai të shpërngulej atje.

Pasi kishin siguruar një shtëpi në Mansfield House në Great North Road, Finchley dhe një apartament në Winkley, Muswell Hill, Disha solli 20 kg kokainë nga Peterborough.

Droga u kthye në Londër dhe Xhafa i dorëzoi paketa 1-kilogramëshe Palit dhe një klienti tjetër të paidentifikuar në një Mercedes të zi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, u zbuluan paketat 1-kilogramëshe të kokainës, të mbështjella me kujdes.

Në apartamentin në Winkley u gjetën pasaporta dhe dokumente regjistrimi për një makinë blu të tipit “Ford Mondeo” sëbashku me disa mijëra paund në para të thata.

Disha kishte në posedim një shumë prej një  116.000 £ në para të thata.

Fufi dhe Berberi pranuan akuzat e shpërndarjes së drogës së klasit A, gjithashtu Disha dhe Pali pranuan kryerjen e kësaj vepre penale./tvklan.al/ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 4 Prill 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In